Rama uron 1 Majin nga Shkodra: Njerëzit e punës po bëjnë të mundura gjëra që dukeshin të pamundura

Kryeministri Edi Rama uroi sot 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, duke ndarë pamje nga Shkodra


Kryeministri Edi Rama uroi sot 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, duke ndarë pamje nga Shkodra, ku sipas tij, njerëzit e punës po rrisin hap pas hapi ekonomi të shëndetshme.

Kryeministri Edi Rama vizitoi dje Thethin, ku prezantoi “Paketën e Maleve”, një program që vjen në mbështetje të investimeve në alpe.

“Nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan kryeministri.

Rama zhvilloi dje një vizitë në Theth, ku pa nga afër ecurinë e punimeve në Rrugën e Dukagjinit.

Kryeministri zhvilloi po ashtu takime me banorët e Thethit, si dhe pa nga afër Zip Line, një mundësi e re për të eksploruar nga ajri atraksionet e Parkut Kombëtar të Thethit.

Rama u takua në Theth me drejtues bujtinash dhe agroturizmash nga ku njoftoi edhe “Paketa e Maleve”, një mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve.

Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona, e cila do t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre.

MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve

MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë❤️

Posted by Edi Rama on Tuesday, April 30, 2024

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…