Zhvillohet në Paris aktiviteti i shkëmbimeve kulturore-njerëzore të CMG-së

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Francë, më 6 maj, sipas kohës lokale, CMG zhvilloi në Paris aktivitetin e shkëmbimeve kulturore-njerëzore, për kremtimin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, duke publikuar edhe një sërë kryeveprash filmike televizive bashkëprodhime kino-franceze, si edhe produkte mediatike të integruara. Gjithashtu u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi me Euronews.


Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Francë, më 6 maj, sipas kohës lokale, CMG zhvilloi në Paris aktivitetin e shkëmbimeve kulturore-njerëzore, për kremtimin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, duke publikuar edhe një sërë kryeveprash filmike televizive bashkëprodhime kino-franceze, si edhe produkte mediatike të integruara. Gjithashtu u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi me Euronews.

Në aktivitetin ishin të ftuar Laurent Fabius, Kryetar i Këshillit Kushtetues dhe ish-Kryeministër, Jean-Pierre Raffarin, ish-Kryeministër dhe President i Fondit të Perspektivës dhe të Inovacionit, Shen Haixiong, Zv/Ministër i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qëndror të PKK-së dhe President i CMG, Brice Lalonde ish-Ministër francez i Mjedisit dhe ish Zv/Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Eric Alauzet, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Kinë të Asamblesë Kombëtare të Francës.

Eric Alauzet, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Kinë të Asamblesë Kombëtare të Francës

Fabius tha se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 60 vjet më parë, raporti Francë-Kinë ka ruajtur gjithmonë një vrull të mirë zhvillimi. Të dy popujt e njohin njëri-tjetrin, e mirëkuptojnë dhe punojnë krah për krah, për t’iu adresuar sfidave globale si shtylla kurrizore e paqes dhe zhvillimit botëror.

Si dëshmitar dhe praktikues i shkëmbimeve miqësore mes Francës dhe Kinës, ai e ka vizituar shumë herë Kinën. I kanë lënë përshtypje shumë të thellë arritjet dhe shpejtësia e zhvillimit të saj. CMG ka bërë përpjekje të dobishme për të promovuar bashkëpunimin midis Francës dhe Kinës në fushat e kulturës, filmit, televizionit, turizmit dhe shkëmbimeve rinore. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm mediatik. Duke marrë pjesë në regjistrimin e programit të posaçëm “Dëshmitar 60 vjet” këtë herë, ai shpreson të punojë me CMG për të vazhduar promovimin e shkëmbimeve kulturore midis Francës dhe Kinës, zgjerimin e dialogut miqësor, si edhe për të mbështetur marrëdhëniet Francë-Kinë në arritje të reja.

Jean-Pierre Raffarin ish-Kryeministër dhe President i Fondit të Perspektivës dhe të Inovacionit

Raffarin foli për rolin e rëndësishëm që CMG luan në thellimin e bashkëpunimit mediatik mes Francës dhe Kinës, si edhe promovimin e lidhjeve të njerëzve midis dy vendeve. Ai tha se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 60 vjet më parë, Franca dhe Kina kanë qenë gjithmonë të përkushtuara për arritjen e zhvillimit të përbashkët. Kjo përmes bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm dhe promovimit të ndërsjellë të qytetërimeve, përmes shkëmbimeve të barabarta.

Shkëmbimet dhe bashkëpunimi mes mediave, janë bërë gradualisht një kanal i rëndësishëm për njohjen dhe mësimin e dy popujve nga njëri-tjetri. Është kënaqësi të shoh në kuadër të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Kinë, që CMG-ja organizon aktivitete të shkëmbimit kulturor-njerëzor për të bashkëpunuar me mediat franceze, duke nisur një seri programesh të cilësisë së lartë, në mënyrë që popujt e dy vendeve të kenë mundësi të vlerësojnë më mirë gjerësinë dhe thellësinë e kulturave të njëri-tjetrit, të përmirësojnë mirëkuptimin dhe të thellojnë miqësinë përmes tërheqjes reciproke.

Shen Haixiong, Zv/Ministër i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qëndror të PKK-së dhe Presidenti i CMG

Shen Haixiong tha se gjatë 60 viteve të fundit, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, të dy vendet kanë formësuar “shpirtin kino-francez” të pavarësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë, largpamësisë dhe përfitimit reciprok, i cili është bërë baza për bashkëpunimin miqësor mes vendeve me prejardhje historike, tradita kulturore dhe modele të ndryshme zhvillimi.

Në procesin e zhvillimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Kinës dhe Francës, media, si një urë lidhëse, luan një rol të madh në promovimin e lidhjes mes njerëzve, në rritjen e miqësisë dhe besimit të ndërsjellë. Prej këtij viti, CMG ka nisur një seri bashkëprodhimi programesh kino-franceze me cilësi të lartë. Gjithashtu do të dërgojë një staf prej më shumë se 2000 personash, për të transmetuar dhe raportuar Lojërat Olimpike të Parisit, duke shfrytëzuar fuqinë e sinergjisë olimpike, për të ndërtuar një urë më solide të mirëkuptimit të ndërsjellë.

Duke qëndruar në momentin historik të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës, kanali kryesor do të përdorë komunikimin e integruar të “ideologjisë + artit + teknologjisë” për të rinovuar miqësinë mes Kinës dhe Francës, që ka qenë krah për krah, për një dekadë me miqtë francezë.

Për të thelluar më tej bashkëpunimin praktik, CMG dhe Euronews nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Të dyja palët do të vazhdojnë të transmetojnë së bashku programin special “Trashëgimia kulturore jomateriale Kinë-Evropë” rreth 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës, si edhe do të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në prodhimin e përbashkët të përmbajtjes, aktivitetet e markës, ndarjen e burimeve dhe të tjera. Euronews është një nga mediat kryesore evropiane me seli në Francë. Ajo u themelua në vitin 1993 dhe mbulon 400 milionë përdorues, në më shumë se 160 vende dhe rajone anembanë botës.

Liang Jianzeng, Drejtor i Kryeredaksisë së CMG-së dhe Lumby, Drejtor i Përmbajtjes së Bashkëpunimit të Euronews nënshkruan kontratën në emër të të dy palëve.

Burimi; CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…