Çelet sezoni turistik në Gramsh, Rama: Turizmi po zhvillohet edhe në bashkitë e vogla


Në qytetin e Gramshit, i cili vitet e fundit është kthyer në atraksion për turistët vendas e të huaj, u çel sezoni turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga festa e organizuar nga bashkia e Gramshit për çeljen e sezonit turistik.

“Çelet sezoni turistik në Gramsh, përmes një feste të vërtetë në natyrë, ku qindra vizitorë nga e gjitha Shqipëria janë stacionuar buzë Liqenit të Zambakëve në çadra kampingu, duke treguar se turizmi po zhvillohet edhe në ato bashki të vogla në brendësi të territorit ku më parë s’ka qenë traditë”, tha Rama.

Në Liqenin e Zambakëve, rreth 25 kilometra larg nga qyteti i Gramshit, qytetarët ndoqën koncertin e organizuar nga bashkia, si dhe shijuan gatime tradicionale të zonës.

Liqeni i Banjës bashkë me atraksione të tjera si Ujëvara e Sotirës, Liqeni i Zi, Liqeni i Dushkut, peizazhet mahnitëse të pyjeve, fshatrat e agroturizmet, e kanë kthyer Gramshin e fshehur mes maleve në një oaz të mikpritjes turistike.

Nga diga e hidrocentralit të Banjës deri në qytetin e Gramshit, ka mjaft pika çlodhjeje mes një natyre të veçantë.

Lexo më shumë nga

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…