Rama: Reformim në funksion të procesit të shtetbërjes evropiane të vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, pasqyra e Shqipërisë së sotme është pa diskutim krejt tjetër në krahasim me 10 vite më parë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, pasqyra e Shqipërisë së sotme është pa diskutim krejt tjetër në krahasim me 10 vite më parë.

Në mbledhjen e zhvilluar sot me Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar për adresimet mbi qeverisjen, ligjin, korrupsionin dhe Nismën e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030, Rama tha se, “sot pasqyra është pa diskutim krejt tjetër. Kush e diskuton këtë fakt, ose është pjesë e pandashme e autorësisë së asaj tabloje të vjetër, ose nuk di çfarë flet nga padija, nga ligësia apo nga të dyja bashkë”.

“Padija dhe ligësia janë sot përbërësit kryesorë të karburantit të debateve politike dhe mediatike, ku linçimi i tjetrit dhe shpërfillja përbuzëse e fakteve të pafavorshme për qëllimin e linçuesve, e kanë bërë të vërtetën si një gjysmagjel, shëmbëlltyrë të gënjeshtrës më të madhe”, tha Rama.

Por, shtoi Rama, “nuk është qëllimi im sot këtu të bëjë dallimin mes forcës sonë qeverisëse dhe forcave të vjetra keqqeverisëse, sepse më mjafton që këtë dallim si dita me natën e bën dhe do ta bëjë përsëri me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”.

“Vendosja përballë e dy tablove të Shqipërisë me një dekadë në mes tyre ka rëndësi vetëm për ta parë sa më objektivisht kontekstin e sotëm të përpjekjes tonë, si dhe për ta kuptuar sa më drejtë nevojën e një dallge të re reformimi në funksion të procesit të shtetbërjes evropiane të vendit tonë”, tha Rama. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Një analizë e progresit ekonomik të Kinës përpara sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës publikoi një komunikatë për performancën e ekonomisë kineze përgjatë vitit 2024, që ishte edhe…