Dhuka: Plani i rritjes i BE, stimul për reformat dhe mirëqeverisjen ekonomike

Kryenegociatorja dhe ministre e Shtetit, Majlinda Dhuka: Mbështetja e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor po rritet.


Kryenegociatorja dhe ministre e Shtetit, Majlinda Dhuka deklaroi sot “mbështetja e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor po rritet. Kjo është shprehje e një vullneti të forcuar për dinamikën e progresit”.

Në fjalën e saj në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës së Evropës nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme “Evropa në shtëpi”, Dhuka foli për planin e rritjes së BE-së.

“Është një moment historik, të gjitha vendet janë në bisedime me Bashkimin Evropian. Çfarë ka ndryshe plani i rritjes? Është një instrument i ngjashëm me një instrument tjetër që BE ka përmendur më parë si plani i rindërtimit dhe rezidencës për vendet anëtare”, tha Dhuka.

Dhuka u shpreh se “BE punon mbi bazën e një cikli programesh rritje 2021-2027”.

“Në këtë çast 5 vende i kanë hapur negociatat. Plani i rritjes është një stimul më shumë për reformat dhe zhvillim i qeverisjes publike dhe mirëqeverisjes ekonomike”, shtoi ajo.

“Të qënurit anëtarë në BE kupton që shoqëritë tonë jetojnë në kushte krahasimisht të ngjashme. Objektivi kryesor është rritja e standardeve që ato të jenë krahasimisht të ngjashme mes qytetarëve tanë me qytetarët e BE-së”, nënvizoi Dhuka.

Sipas saj, plani i rritjes është një stimul për ta dyfishuar rritjen ekonomike të vendeve tona, sepse hendeku mes standardeve është ende prezent.

“BE është një motor i solidaritetit dhe zbutjes së diferencave, të pabarazisë. Kjo është një nga vlerat unike të BE-së, aspiratat shkojnë drejt zhvillimit shoqëror edhe solidaritetit. Pse është një lëvizje e re përshpejtuese? Sepse na krijohet mundësia të jemi pjesë e zhvillimeve të BE-së edhe përpara se të jemi anëtarë”, theksoi Dhuka.

Më tej Dhuka tha se “hapi radhës është përgatitja serioze për të qenë anëtar në Bashkimin Evropian. Hapi parë është çelja e negociatës, hapi radhës anëtarësimi dhe hapat e ndërmjetëm progresi me reformat”.

“Aktualisht Shqipëria po punon intensivisht për një axhendë reformash rritjeje nën planin e ri të rritjes të BE-së, i cili u miratua si një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, dy ditë para Ditës së Evropës”, tha Dhuka.

Reformat, shtoi ajo, shtrihen në fusha të ndryshme dhe mbi të gjitha synojnë forcimin e kapitalit njerëzor që është kapitali më i çmuar që Shqipëria ka.

“Shqipëria po punon për përmbushjen e kritereve për anëtarësim deri në vitin 2030”, tha Dhuka.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…