Dita e Europës, ambasada amerikane: Të përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot Ditën e Europës, ndërsa siguroi se SHBA qëndron e përkushtuar në mbështetjen ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë.


Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot Ditën e Europës, ndërsa siguroi se SHBA qëndron e përkushtuar në mbështetjen ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë.

Ambasada e SHBA-së ndau deklaratën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ditën e Europës, duke theksuar se “sot, ne festojmë unitetin dhe lidhjet e qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

“Gëzuar Ditën e Europës miqve tanë në mbarë Europën! Sot, ne festojmë unitetin dhe lidhjet e qëndrueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Ne qëndrojmë të përkushtuar në mbështetjen tonë ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë. Urime miqve tanë europianë. Për bashkëpunimin e vazhdueshëm, miqësinë, dhe një të ardhme të ndritur së bashku”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në deklaratën e tij, Sekretari i Shtetit Blinken u shpreh se “ndërsa festojmë Ditën e Evropës, ne festojmë gjithashtu partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”.

“Ne jemi krenarë që qëndrojmë së bashku teksa ndihmojmë Ukrainën të mbrohet, të mbështesim popullin ukrainas dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj. Ne jemi të nderuar t’u bashkohemi aleatëve dhe partnerëve evropianë ndërsa shënojmë 75-vjetorin e NATO-s dhe formojmë të ardhmen e Aleancës sonë. Ne jemi të përkushtuar në mbështetjen tonë të vlerave të përbashkëta demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik. Pa dyshim, marrëdhënia jonë transatlantike është më e fortë se kurrë”, u shpreh Blinken.

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…