Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me Ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay

Ambasadorët ndanë vlerësime edhe rreth zhvillimeve në të dy vendet respektive, bashkëpunimit të tyre në organizatat shumëpalëshe


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

Postimi

Me kënaqësi pritëm dhe zhvilluam sot një drekë pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Tayyar Kagan Atay.

Shkëmbyem mendime të vlefshme rreth ecurisë së marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie tashmë të një partneriteti strategjik. Ambasadori Atay vlerësoi mendimet e vyera të Këshillit në lidhje me fushat dhe drejtimet ku mund të fokusohet më shumë ky bashkëpunim.

Ambasadorët ndanë vlerësime edhe rreth zhvillimeve në të dy vendet respektive, bashkëpunimit të tyre në organizatat shumëpalëshe, si dhe për zhvillimet ndërkombëtare me interes për vendet tona.

Në realitetin aktual gjeopolitik, adresimi i agresionit Rus në Ukrainë dhe koflikti i tejzgjatur në Gaza, kërkojnë nje rol më të madh të Turqisë, në bashkëpunim edhe me faktorët e tjerë globalë, në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme e paqësore.

Pasi vlerësoi ekspertizën e Këshillit dhe rolin e tij në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ambasadori i Turqisë u informua se po vijojnë përpjekjet e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë me qellim nxitjen e bashkëpunimit me organizatat e ngjashme në Turqi. Në këtë takim, u theksua se lidhjet miqësore mes dy vendeve aleate në NATO dhe kandidate në BE janë gjithmonë të përhershme.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…