“Në zbulim të thesareve të Shqipërisë” – Bylisi, në median britanike Channel 4

“Në zbulim të thesareve të Shqipërisë” titullohet dokumentari i realizuar nga Bettany Hughes, që do të shfaqet premierë këtë të shtunë në kanalin televiziv britanik Channel 4.


“Në zbulim të thesareve të Shqipërisë” titullohet dokumentari i realizuar nga Bettany Hughes, që do të shfaqet premierë këtë të shtunë në kanalin televiziv britanik Channel 4.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, teksa ndau në rrjete sociale pasazhe të filmit dokumentar të përgatitur nga profesoresha britanike Bettany Hughes.

“Rrëfimin e radhës për thesaret e Shqipërisë, profesoresha britanike Bettany Hughes e përcjell nga një prej qyteteve më epike të Ilirisë, siç është Bylis”, shkroi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro njofton se këtë të shtunë, në datë 11 maj, në orën 19:00 do të transmetohet për miliona shikues të Channel 4, kjo anë e turizmit historik e arkeologjik që ofron Shqipëria, përmes një udhëtimi në trojet ilire.

Vitin e kaluar Hughes realizoi dokumentarin “Mrekullitë e Shqipërisë”, që u transmetua gjithashtu në kanalin Channel 4. Ajo solli bukuritë e Shqipërisë, që nga qytetet mahnitëse romake, tek arkeologjia e Mesjetës së Hershme, nga xhevahiret e qytetërimit osman, deri te bunkerët brutalë komunistë.

Ndërsa në muajin prill të këtij viti u shfaq premierë një tjetër dokumentar promovues për Shqipërinë turistike “Në zbulim të thesareve të Shqipërisë”, në të cilin profesoresha Bettany Hughes, erdhi si rrëfimtare e vendit tonë jo vetëm përmes peizazheve dhe të dukshmes, por duke i qëmtuar shpirtin, historinë dhe duke i prekur mikpritjen.

Shqipëria vitet e fundit po qëndron në fokus të medieve të huaja, për sa i takon eksplorimit të bukurive dhe potencialeve natyrore turistike, që ofron. Duke e cilësuar një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet jo vetëm për bregdetin, Shqipëria po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve nga vende të ndryshme të botës.

Rrëfimin e radhës për thesaret e Shqipërisë 🇦🇱💎 profesoresha britanike Bettany Hughes e përcjell nga një prej qyteteve më epike të Ilirisë siç është Bylis 🗺️
Këtë të shtunë, në datë 11 maj në orën 19:00 do të transmetohet për miliona shikues të #Channel4 🇬🇧📺 kjo anë e turizmit historik e arkeologjik që ofron Shqipëria, përmes një udhëtimi në trojet Ilire 🏰🌅

#AlbaniaAllSenses #VisitAlbania

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Thursday, May 9, 2024

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…