Programi “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” transmetohet në median serbe

Të martën, gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping, u mbajt në Beograd ceremonia e promovimit të programit televiziv “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mbajti një video-fjalim në ceremoni.


Të martën, gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping, u mbajt në Beograd ceremonia e promovimit të programit televiziv “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mbajti një video-fjalim në ceremoni.

Programi “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinpingut” fokusohet në tema si zhvillimi i gjelbër, qytetërimi ekologjik, sundimi i ligjit, prosperiteti i përbashkët, mbrojtja e trashëgimisë kulturore etj.

Ky program përzgjedh citime nga fjalimet, artikujt dhe bisedat e rëndësishme të Presidentit të Kinës. Nëpërmjet vizitave në terren dhe dialogjeve me të ftuarit e huaj, programi synon të pasqyrojë bukurinë unike të Kinës së sotme, si edhe t’i tregojë botës origjinën kulturore dhe mençurinë e thellë të modernizimit të stilit kinez.

Në fjalimin e tij, presidenti Vuçiç falënderoi CMG-në për përpjekjet e mëdha për nxitjen e miqësisë kino-serbe. Vendi i tij mirëpret dhe shpreson të forcojë shkëmbimet në mënyra të ndryshme me CMG-në, për ta çuar këtë miqësi në një nivel të ri.

Zv/Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin u shpreh gjatë ceremonisë se programi pasqyron rezultatet e Kinës në ndërtimin e modernizimit dhe mendimet filozofike që përmbajnë ato. Serbia është e gatshme që së bashku me Kinën, të nxisin qeverisjen globale, për ta çuar drejt një rendi më të drejtë dhe më të rregullt, duke ofruar më shumë forcë për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e botës.

Në fjalimin e mbajtur, Presidenti i CMG-së z. Shen Haixiong shprehu angazhimet e grupit të tij për nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe miqësore midis dy vendeve. Ai shprehu bindjen se transmetimi i programit do t’u hapë miqve serbë, një dritare për të njohur kulturën kineze dhe Kinën e tanishme.

Nikola Selakovic, Ministri i Kulturës i Serbisë, tha gjatë fjalës së tij se Serbia dhe Kina kanë një histori të gjatë dhe një qytetërim të shkëlqyer. Gjithashtu ata kanë potencial të madh dhe perspektivë të gjerë në fushën e shkëmbimeve kulturore. Pritet që CMG të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë kulturore për zhvillimin e marrëdhënieve Serbi – Kinë, përmes veprave të pasura filmike, atyre televizive dhe aktiviteteve të ndryshme të shkëmbimit kulturor.

Ish-kryeparlamentari serb Vladimir Orlic, gjatë fjalimit të mbajtur, shprehu pritshmëritë që Kina dhe Serbia të konsolidojnë më tej miqësinë e tyre, si edhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunuese në oqeanin e gjerë të mirëkuptimit, mbështetjes dhe besimit reciprok.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Kombëtar të Serbisë, Bjosheviq, tha se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin e sinqertë me CMG, për t’i treguar botës miqësinë e lulëzuar Serbi-Kinë.

Li Ming, Ambasadori i Kinës në Serbi, tha në një fjalim video se shpreson që “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinping” (versioni ndërkombëtar) mund të ndërtojnë në vazhdim një konsensus mbi miqësinë mes dy vendeve, një urë kulturore – njerëzore dhe shkëmbyese, si edhe të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Programi “Citimet e parapëlqyera letrare të Xi Jinping” (versioni ndërkombëtar) do të transmetohet në kanalin e parë të Radio Televizionit Kombëtar të Serbisë, më 8 maj.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…