Veliaj: Nga 1 janari 2025, autobusët falas për pensionistët

Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë, si dhe nga 1 janari ky shërbim do të jetë falas për pensionistët.


Bashkia e Tiranës do të transformojë shërbimin për 200 mijë qytetarë që përdorin transportin publik, duke e modernizuar atë me autobusë elektrikë, si dhe nga 1 janari ky shërbim do të jetë falas për pensionistët.

Kështu deklaroi sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takimin me anëtarët e Asamblesë së PS-së së qarkut të Tiranës.

Veliaj tha se opozita do të përpiqet ta pengojë edhe këtë punë të mirë në qytet, siç ka bërë gjithmonë me çdo punë të mirë që është bërë për Tiranën.

“Votat tona në Tiranë janë mbi 160 mijë dhe është e pamundur autobusin ta përdorin vetëm socialistët. Ndaj, për këta 200 mijë qytetarë, që nuk ndahen në të majtë dhe të djathtë, që nuk ndahen në këtë parti apo në atë parti, përgjigja jonë është se ne do ta modernizojnë transportin publik të Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Vite më parë, vijoi Veliaj, kishim problematika të botës së tretë në Tiranë, ku njerëzit binin në pusetën para Presidencës.

“Sot flasim për një Tiranë që është transformuar totalisht dhe me kredinë e BE dhe KFW gjermane, mund të modernizojmë transportin publik. Nga 1 janari 2025, për pensionistët do ta bëjmë falas transportin publik”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj u shpreh se “dëgjova se PD-ja do të përpiqet, si gjithmonë, të sabotojë Tiranën. E bënte këtë në kohë të Edi Ramës, kur e sabotoi qytetin në mënyrën më mizore të mundshme. A thua se edhe vetë nuk jetonte në Tiranë!? Kërkon ta bëjë edhe sot me këta të tjerët që derdhin gjak për mandate votash, duke thënë se do të votojë kundër këtyre 200 mijë qytetarëve që e përdorin transportin publik, kundër pensionistëve që ta kenë transportin falas, dhe kundër një qyteti që ka vite që nuk i voton më, i cili në fushatën e fundit na dha fitoren më të thellë në histori me 60 mijë vota diferencë”.

Kryebashkiaku premtoi se puna për transportin publik dhe shumë projekte të tjera, që i bëjnë vetëm mirë qytetit, do të vazhdojë pa ndalim.

“Tirana ka nevojë të modernizohet, ka nevojë për shërbime, për infrastrukturë. Nëse ke hapur 1 mijë kantiere, patjetër duhen verifikuar dhe nëse në tre kantiere ka një problem, patjetër që duhet bashkëpunuar me drejtësinë. Por, Tirana nuk ndalet nga molotovi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se “ndonëse kemi një ilaç për korrupsionin dhe reforma e re në drejtësi po adreson shumë prej këtyre temave, dua të them se shumica dërrmuese nuk shkojnë në punë për të bërë keq, shkojnë në punë për të bërë mirë, për të çuar përpara nderin e familjes së tyre, për të jetuar me respekt dhe për të kontribuar për qytetin tonë, për bashkësinë tonë, për komunitetin tonë”, tha Veliaj.

Veliaj kërkoi nga anëtarët e Partisë Socialiste që të përveshin mëngët dhe të ecin përpara me punë reale për njerëzit, si transporti publik dhe jo të merren me llogjet e banaqeve.

Veliaj i përgjigjet Bardhit: Qytetarët meritojnë transport publik modern

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Gazmend Bardhit për deklaratën e këtij të fundit për bllokimin e marrëveshjes me KFW gjermane për transportin e gjelbër në kryeqytet. Nga Asambleja e PS për Qarkun e Tiranës, Veliaj i kujtoi Bardhit vrasjen në Elbasan në ditën e zgjedhjeve, ngjarje për të cilën është nën hetim.

“Dëgjova një personazh i cili shkoi në Parlament pasi ndodhi një vrasje në Elbasan. Ne mund të kemi pasur debatet tona, konfliktet tona, mund të kemi pasur betejat tona, mund të kemi qenë shumë aktivë në fushatë, po asnjë nga deputetët tanë s’ka ardhur këtu me gjak në duar, dhe për asnjë nga deputetët tanë këtu nuk është shkrehur arma dhe mbuluar me gjak kutia e votimit. Dhe kur e dëgjoja që krenohej se do të bllokonte një komision, se do të bllokonte një marrëveshje kuadër, që do të bllokojë transportin publik të Tiranës, më habiti sepse mendova se kishin ndryshuar. Pasi ke bllokuar tërë jetën punët e Tiranës, vjen një moment kur ti thua se ndoshta kanë ndryshuar strategji. Unë nuk e di ku e ul fundshpinën ky që derdhi gjak në Elbasan, por di ku ulen 200 mijë qytetarë çdo ditë, në Tiranë, për të shkuar në punë, për të çuar fëmijët në kopshte dhe në çerdhe, për të kërkuar shërbimin spitalor, për të shkuar në gjykatë apo organet e drejtësisë, për të bërë pazar në treg apo për të dalë dhe argëtuar: 200 mijë vetë çdo ditë, në Tiranë, përdorin transportin publik”, deklaroi Veliaj.

Ai siguroi qytetarët e Tiranës se askush nuk do ta pengojë modernizimin e transportit publik. Veliaj nënvizoi se kjo përpjekje bllokimi është në vazhdën e përpjekjeve që opozita ka bërë për të sabotuar çdo punë në kryeqytet.

“Është një shprehje: Përkufizimi i budallallëkut është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër. Në qoftë se bën të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do marrësh. Mendova se ky kthimi në Parlament ishte një energji e re, por pastaj thashë për çfarë zhgënjehem, a nuk ka qenë kështu, duke penguar çdo punë në Tiranë?”, u shpreh Veliaj.

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…