Zhvillohet në Beograd aktiviteti i shkëmbimeve kulturore-njerëzore i CMG-së

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Serbi, më 7 maj, sipas kohës lokale, CMG zhvilloi me Radio Televizion e Serbisë (RTS) në Beograd aktivitetin e shkëmbimeve kulturore-njerëzore. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, mbajti një fjalim me video, duke i uruar sukses të plotë aktivitetit.


Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Serbi, më 7 maj, sipas kohës lokale, CMG zhvilloi me Radio Televizion e Serbisë (RTS) në Beograd aktivitetin e shkëmbimeve kulturore-njerëzore. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, mbajti një fjalim me video, duke i uruar sukses të plotë aktivitetit.

Zv/Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin u shpreh se për më shumë se 60 vjet, popujt e të dy vendeve kanë ndërtuar një miqësi të thellë që zgjatet përmes kohës. Shkëmbimet njerëzore janë një burim i vazhdueshëm për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si edhe një lidhje kyçe që bashkon popujt. Serbia është e gatshme të thellojë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Grupin Mediatik të Kinës (CMG) dhe mediat e tjera, të rrëfejë historinë me përfitime të përbashkëta dhe miqësinë e thellë ndërmjet popujve, të ruajë një zhvillim të shëndoshë të partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Serbisë dhe Kinës.

Në fjalimin e mbajtur, Presidenti i CMG-së z. Shen Haixiong tha se vitet e fundit, CMG ka bashkëpunuar me disa media kryesore serbe për të prodhuar dhe transmetuar dokumentarë. Ka zhvilluar aktivitete mediatike si “Stina e Imazheve Kineze” në Serbi. Në të ardhmen, CMG synon të zgjerojë më tej shkëmbimet kulturore mes dy vendeve dhe të shtojë forcën për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta njerëzore.

Në këtë aktivitet, u deklaruan dhe xhirimet për dokumentarët “Simfonia e Gjelbër” dhe “Këngë Përshëndetëse”, të bashkëprodhuar nga CMG dhe RTS, të cilët do të përshkruajnë rrugën e harmonisë së zhvillimit të gjelbër dhe do të paraqesin një të ardhme të bukur të bashkëpunimit.

Për të thelluar më tej bashkëpunimin praktik, CMG nënshkroi dhe shkëmbeu një Memorandum Mirëkuptimi me Agjencinë Turistike të Serbisë. Të dyja palët do të bashkëpunojnë në bashkëprodhimin e programeve, planifikimin e projekteve dhe organizimin e aktiviteteve promovuese, duke nxitur përhapjen e gjerë të kulturës dhe turizmit të të dyja vendeve, duke promovuar njohjen dhe afrimin e popujve të tyre.

Gjatë aktivitetit, u prezantua gjithashtu pulla postare me temën “Miqtë vijnë nga larg”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…