Presidenti i B-40, Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies

Veliaj: Entuziast për idenë e fluturimeve direkte Tiranë – Sofie.


Në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvillioi një vizitë në Sofie ku u takua me homologun e tij Vassil Terziev. Përmes një postimi, Veliaj thekson se u diskutua edhe ideja e fillimit të fluturimeve direkte Tiranë – Sofie.

“Faleminderit kryebashkiakut të Sofies, Vassil Terziev, për mikpritjen dhe përfshirjen aktive në rrjetin B40-të. Entuziast për idenë e një fluturimi të drejtpërdrejtë Tiranë – Sofie, jam i sigurt se Ryanair dhe/ose Wizzair do ta marrin parasysh.

Asnjë udhëtim në Sofje nuk është i plotë pa takuar komunitetin Shqiptaro-Bullgar aty, dhe miq si Elvin Guri (një gur themeli për komunitetin), Vessela Tcherneva (një nga mbrojtëset më të forta për aspiratat e Shqipërisë në BE), si dhe një vizitë në sitin fantastik Campus-X (mezi presim të krijojmë bashkëpunim me Tumo Tirana dhe Piramidën) etj. Faleminderit ekipit tonë të Ambasadës Shqiptare në Bullgari – shumë krenar për ju dhe profesionalizmin tuaj”, shkruan Veliaj.

Lexo më shumë nga

PE hap zyrë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Shqipëria pikë referimi, së shpejti vend anëtar i BE-së

Parlamenti Europian do të hapë në Tiranë një zyrë e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

PE hap zyrë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Shqipëria pikë referimi, së shpejti vend anëtar i BE-së

Parlamenti Europian do të hapë në Tiranë një zyrë e cila do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes…