Denaj: Shqipëria ka arritur të ruajë një situatë epizootike të pastër

Në Tiranë u mbajt për herë të parë takimi, i Urdhrave të Mjekëve Veterinarë nga Europa, “Visegrad Vet Plus”


Në Tiranë u mbajt për herë të parë takimi, i Urdhrave të Mjekëve Veterinarë nga Europa, “Visegrad Vet Plus”, ku u diskutuan mbi zhvillimet më të fundit për ndryshimet veterinare në Bashkimin Europian.

E pranishme në këtë takim, ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e shërbimit veterinar dhe rolin e tij në sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik, sipas konceptit shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut (“one health”).

Ajo u shpreh se fokusi i Ministrisë së Bujqësisë është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit, duke mbështetur shërbimin veterinar privat dhe shtetëror.

“Falë punës së dedikuar ndaj veterinerëve dhe kontrolleve të vazhdueshme për monitorimin e mbarëvajtjen e këtij sektori, Shqipëria ka arritur të ruajë një situatë epizootike të pastër në mbarë vendin, duke çuar në 650 numrin e veterinerëve të punësuar pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të varësisë”, tha Denaj.

Sipas saj, një rol thelbësor në përmirësimin dhe zhvillimin e rolit të veterinerit luan përafrimi legjislativ në procesin e integrimit evropian, i cili është një guidë e shkëlqyer në këtë proces, për të rritur investimet në teknologji dhe cilësinë e shërbimeve veterinare.

Temë thelbësore ishte rritja e kapaciteteve veterinare, trajnimi i vazhduar dhe përmirësimi i njohurive më të fundit të shkencës veterinare, një profesion kryesor dhe i pazëvendësueshëm në mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!