Denaj zgjidhet zv/kryetare e Konferencës së 34-t Rajonale të FAO-s

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u zgjodh sot zëvendëskryetare e Konferencës së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u zgjodh sot zëvendëskryetare e Konferencës së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024.

Gjatë kësaj konference, FAO prezantoi një panoramë strategjike të kësaj organizate për periudhën 2022-2031, e cila lehtëson veprimet që mbështesin arritjen e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm përmes transformimit në sisteme agroushqimore më efikase, gjithëpërfshirëse, elastike dhe të qëndrueshme për prodhim më të mirë, ushqim më të mirë, mjedis më të mirë dhe një jetë më të mirë.

Ministrat pjesëmarrës të kësaj konference ndanë idetë për ruajtjen e biodiversitetit bujqësor dhe përmirësimin e qeverisjes efikase të ujit në kohë ndryshimesh klimatike dhe sfidave të shumta.

Konferenca e 34-të Rajonale e FAO-s, mblodhi bashkë 53 anëtarët e FAO-s në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe përfaqësues të fondeve të Kombeve të Bashkuara, programeve dhe agjencive të specializuara.

Në këtë konferencë marrin pjesë vëzhgues nga sektorët ndërqeveritar dhe joqeveritar, kërkimi dhe akademia, sektori privat dhe shoqëria civile.

Denaj në kuadër të punimeve të konferencës, zhvlloi një takim dypalësh me drejtorin e Përgjithshëm të FAO, Dr. Qu Dongyu, ku diskutoi mbi projektet e mbështetura nga FAO në Shqipëri, duke përfshirë iniciativat për bujqësinë dixhitale fuqizimin e grave në zonat rurale dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerave.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…