Gonxhja me ambasadorin e Meksikës, zgjerim i bashkëpunimit në ekonomi, kulturë dhe inovacion

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti ambasadorin e Meksikës Carlos García de Alba.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Meksikës në vendin tonë, Carlos García de Alba.

Ky vit shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Meksikën.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se Meksika do të bashkohet për herë të parë në Javët Kulturore Ndërkombëtare si risi e këtij edicioni të tretë.

“Biseda është gjithmonë e pasur me një diplomat, ekonomist dhe akademik si ambasadori, me të cilin folëm për eksperiencën e një vendi me një kulturë kaq të pasur e lider në turizëm dhe investime të fuqishme të huaja, në Europë dhe në botë”, tha Gonxhja.

Sipas ministrit, takimi përfaqëson vullnetin për perspektivën e një bashkëpunimi të thellë dhe të qëndrueshëm në fushat e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit mes dy vendeve.

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali mesazh Papa Françeskut: Me plot shpresë presim shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit bashkoi sot lutjet me besimtarët katolikë për shërimin e Papa Françeskut