Hasani pret Tomlinson: Dialog i mirë politik me Mbretërinë e Bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti ministrin e Shtetit kundër Emigrimit të Paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Tomlinson.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot ministrin e Shtetit kundër Emigrimit të Paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Tomlinson.

Hasani theksoi në rrjetet sociale se me ministrin Tomlinson diskutoi lidhjet e forta dypalëshe dhe dialogun mjaft të mirë politik mes dy vendeve, me fokus në strategjitë për të rritur përpjekjet e përbashkëta në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

“Kuadri ligjor dypalësh në mbështetje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ka rol vendimtar në adresimin efektiv të këtyre sfidave”, u shpreh Hasani.

Tomlinson ishte sot në Tiranë si pjesë e Konferencës Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset Migratore përmes Ballkanit Perëndimor”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…