Rama: I pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit sllovak

Kryeministri Edi Rama shprehu sot tronditjen për sulmin ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot tronditjen për sulmin ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama i uroi shërim të shpejt kryeministrit sllovak.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Rama.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua sot disa herë pas mbledhjes së qeverisë që zhvilloi në Handlova, ndërsa raportohet se ai është në gjendje të rrezikshme për jetën.

Fico fitoi një mandat të tretë si kryeministër sllovak tetorin e kaluar, pasi drejtoi një fushatë që kritikonte mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Përpara zgjedhjeve, Fico nuk e fshehu simpatinë e tij ndaj Kremlinit duke fajësuar “nazistët dhe fashistët ukrainas” për provokimin e Vladimir Putinit për të nisur pushtimin, duke përsëritur narrativën e rreme që presidenti i Rusisë ka përdorur për të justifikuar pushtimin e tij.

Ndërsa ishte në opozitë, Fico u bë një aleat i ngushtë i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, veçanërisht kur bëhej fjalë për kritikat ndaj Bashkimit Evropian. (ATSH)

Lexo më shumë nga

“AGONIA” – Roman tronditës postmodern

Romani i Odise Kotes, “Agonia”, si roman postmodern nxit tek lexuesi reflektimin kompleks

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“AGONIA” – Roman tronditës postmodern

Romani i Odise Kotes, “Agonia”, si roman postmodern nxit tek lexuesi reflektimin kompleks