Reforma zgjedhore, Celibashi: Palët të angazhuara për votën e diasporës, ka vullnet për zgjidhje

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pas mbledhjes së grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore se “palët duken të angazhuara për realizimin e votës së emigrantëve”.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pas mbledhjes së grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore se “palët duken të angazhuara për realizimin e votës së emigrantëve”.

Në një prononcim për mediet, Celibashi tha se “palët janë angazhuar seriozisht për këtë çështje. Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje”.

“Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që duan ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet, por ajo që unë propozova është që të jetë KQZ, i cili administron kërkesat e votuesve që duan të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë”, tha Celibashi.

Celibashi bëri të ditur se “adresuam edhe pyetjet për çështje të ndryshme. Mendoj që votimi të kryhet ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë si zgjidhja më e mirë. Një ndër opsionet është ai i kombinuar ku fleta dërgohet në mënyrë elektronike. Kjo është çështje teknike, është zgjidhje që bazohet në interesin e palëve të partive politike”.

Sa i përket votimit elektronik në Shqipëri, Celibashi tha se “nëse do të shtrihet në gjithë Shqipërinë ose jo, pritet të shikohet. Mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të shtrihet në gjithë Shqipërinë, ne kemi rekomanduar të shtrihet në qarqet kryesore, pasi kjo ka mjaft kosto. Nëse duan që ta shtrijnë votimin elektronik në mbarë Shqipërinë, duhet të marrin vendimin tani”.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.