Hasani merr pjesë në sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të KiE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka mbërritur në Strasburg, ku do të marrë pjesë në sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka mbërritur në Strasburg, ku do të marrë pjesë në sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit të MEPJ, “krahas takimeve me homologë të vendeve pjesëmarrëse, Ministri Hasani do të presë në takim shtetasit shqiptarë që punojnë në strukturat e Këshillit të Evropës.”

“Takimi i Ministrave të Jashtëm të KiE-së është i pari pas Samitit të Katërt të KiE në Rejkjavik në 16-17 maj 2023. Si i tillë, ai do të trajtojë çfarë pune është bërë gjatë një viti në përmbushje të detyrave të lëna nga ky Samit dhe do të përcaktojë hapat, objektivat dhe sfidat për në vijim”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Tre boshtet kryesore në fokus të punës së Këshillit të Evropës gjatë 12 muajve të shkuar kanë qenë: 1) Solidaritet dhe mbështetje konkrete për Ukrainën; 2) Forcimi i qëndresës ndaj agresionit rus; 3) Adresimi i sfidave ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në kontinentin evropian.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…