“Korrupsioni, fenomen shqetësues”, Rama: 50% e detyrave të lëna nga BE lidhen me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama tha se 50% e detyrave për Shqipërinë të lëna nga Bashkimi Europian, pas procesit “Screening”, janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë.


Kryeministri Edi Rama tha sot se 50% e detyrave për Shqipërinë të lëna nga Bashkimi Europian, pas procesit “Screening”, janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Rama nga Kotorri, Mali i Zi, ku mori pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të BE, për planin e rritjes, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se sot korrupsioni në Shqipëri është një fenomen shqetësues. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja e hartimit nga mazhoranca të rezolutës, që lidhet me mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin, zbatimi i të cilës do të mundësojë edhe anëtarësimin në BE.

“Unë nuk thashë gangrenë, por thashë se është një fenomen shqetësues. Ato reforma që unë prezantova janë reforma që kërkohen edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Rama.

“Kam dëgjuar shumë interpretimet të tipit, që pse, tani pas 11 vitesh u kujtua Edi Rama të reformojë administratën, ndërkohë që kjo është një mënyrë e të parit dritëshkurtër, pikërisht sepse në këto 11 vite, që s’janë bërë ende, pasi bëhen në tetor ekzaktësisht, kemi bërë gjithë ato që kemi bërë, kemi hapur dhe negociatat”, theksoi Rama.

Sipas tij, “po të lexosh udhërrëfyesin e shtetit të së drejtës të miratuar dhe dakordësuar me BE, po të shikosh raportin e BE nga diagnoza e procesit screening, më shumë se 50% e detyrave për Shqipërinë janë detyra që lidhen me sistemin e drejtësisë. Pra të gjitha këto së bashku do të bëjnë të mundur që ne të jemi anëtarë të BE”, tha Rama.

“Ndërsa, Plani i ri i Rritjes lidhet specifikisht me reforma dhe masa të caktuara, që janë dakordësuar. I kemi vendosur në tavolinë, cilat do të jenë, kur do të bëhen dhe ata do të ndjekin në rrugë e sipër nëse ne do t’i bëjmë, dhe do t’i bëjmë në afat. Jam i bindur që do t’i bëjmë në afat. S’ka asnjë arsye për të mos i bërë. Ndërkohë, përkundër kësaj, do të fitojmë ato pjesë të integrimit të plotë sipas atyre hapësirave, pra do të bëhemi anëtarë të BE në ato hapësira, dhe nga ana tjetër, do të marrim dhe fondet atje”, theksoi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…