Rama: Plani i Rritjes, samiti i ardhshëm me draftstrategji për tregun e përbashkët 2.0

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Kotorri, Mali i Zi, ku ishte i pranishëm në punimet e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të kenë gati për samitin e ardhshëm një draftstrategji të tregut të përbashkët 2.0.

Rama nënvizoi se duhen intensifikuar takimet mes ministrave e Integrimit të rajonit, por edhe të Ekonomisë, Bujqësisë etj.

“Propozova që ministrat e Integrimit në BE dhe ministrat e Financave të takohen në mënyrë periodike për të diskutuar shtyllën 3 dhe 4 të Planit të Rritjes dhe kemi nisur tashmë takime periodike midis ministrave të Brendshëm dhe po kështu të ministrave të Arsimit, të Integrimit Europian, të Bujqësisë e kështu me radhë”, tha Rama.

“Këto takime duhet të strukturohen midis BE-së dhe rajonit, jo vetëm midis nesh. Të gjitha këto takime duhet të kenë synimin për t’i dhënë shtysë nga të gjitha anët punës për këtë objektiv strategjik që na ka sjellë këtu së bashku”, shtoi Rama.

“Do të ishte mjaft mirë që në takimin e ardhshëm të kishim një draft strategjik të tregut të përbashkët 2.0 që do të bashkërendohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, nga CEFTA dhe nga organizata të tjera rajonale, e po kështu dhe nga përfaqësuesit tanë”, nënvizoi Kryeministri Rama.

Lexo më shumë nga

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë)

Më 6 Janar besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia