Rama: Të mos bllokojmë veten, t’i lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe jashtë kësaj hapësire

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Mali i Zi se bashkëpunimi, dhe jo bllokimi është rruga për të integruar rajonin në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Mali i Zi se bashkëpunimi, dhe jo bllokimi është rruga për të integruar rajonin në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, në samitin rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në, Rama bëri thirrje për të lënë politikën dhe çështjet dypalëshe të çfarëdo lloji që ekzistojnë midis vendeve të rajonit jashtë hapësirës CEFTA.

Rama theksoi përkushtimin e Shqipërisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa shtoi se për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të shkuarën.

“Ashtu siç të gjithë e dinë, për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen por e ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën. Qysh prej dhjetorit të 2021 zbatimi i masave tregtare në kontekstin e e tregut të përbashkët rajonal është bllokuar për shkak të pengesave në vendimmarrjen e CEFTA-s. Me shpresë, puna e bërë nga Komisioni dhe partnerët tanë të gjelbër gjerman për të zhbllokuar CEFTA-n dhe për të mbështetur zgjidhe që janë krijuese, praktike dhe të shpejta, që janë në të njëjtën frymë, duke ndjekur shembullin e përfaqësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në këto organizatë, mund dhe duhet të ndodhë, sepse është kundër frymës së gjithë kësaj. Çfarë po bëjmë këtu. Nga njëra anë flasim për gjëra kaq të mëdha dhe duam të shihemi dhe të miratohemi si shtete anëtare europiane sa i takon mënyrës si sillemi, dhe ndërkohë vazhdojmë të bllokojmë veten”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se nëse bëhet gjithçka në mënyrën e stilin europian, brenda kësaj hapësire, kjo do të lehtësojë e paqtojë edhe atmosferën për të gjithë, në mënyrë që të merremi me çështje dypalëshe.

“Nuk ka kuptim. Duhet të lëmë politikën dhe çështje dypalëshe e çfarëdo lloji që ekziston midis nesh jashtë kësaj hapësire, sepse sido që të jetë në se bëjmë gjithçka në mënyrën e stilin europian brenda kësaj hapësire, kjo do të lehtësojë e paqtojë edhe atmosferën për të gjithë në mënyrë që të merremi me çështje dypalëshe”, vuri në dukje Rama.

Më tej, kryeministri bëri të ditur se i ka kërkuar Komisionit Europian ndihmë për të përgatitur udhërrëfyes të qartë e konkret për të përgatitur vendet për integrim plotësisht në këtë hapësira deri në 2027-ën.

“Jemi pak para takimit të Sarajevës. Deri në atë takim ministrat tanë të Integrimit Europian dhe Financave duhet të vazhdojnë të punojnë për nismat në vazhdim, që synojnë të na integrojnë në tregun e përbashkët. Të gjitha këto korsi të gjelbra kërkojnë punë dhe punë të përditshme nga të gjithë njerëzit tanë. I kam kërkuar Komisionit të na ndihmojë për të përgatitur udhërrëfyes të qartë e konkret që do të na përgatisin të integrohemi plotësisht në këto hapësira deri në 2027-ën”, deklaroi kryeministri.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë)

Më 6 Janar besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë)

Më 6 Janar besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo…