Veliaj vizitë në Tokio, nga takimi me kryetaren e bashkisë, te prezantimi i “TEDA Tirana”

Kryebashkiaku i Tiranës nisi sot një vizitë në Japoni, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana.


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nis sot një vizitë në Tokio të Japonisë, ku do të përfaqësojë edhe rrjetin e qyteteve anëtare të B40-ës, Presidencën e së cilës këtë vit e mban Tirana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se do të takojë kryetaren e bashkisë së Tokios, Yuriko Koike, ndërkohë që do të promovojë edhe Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë.

“Jam këtu në Tokio për një vizitë të shkurtër, ku do të përfaqësojmë B-40, Presidencën e të cilës e ka Tirana, por ndërkohë duam të reklamojmë edhe Zonën e Lirë Ekonomike – Sumitomo dhe disa kompani të tjera janë tashmë pjesë e qarkut të Tiranës dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer, por kemi gjithmonë hapësirë për të mësuar më shumë nga ata që, teknologjinë e informacionit dhe botën digjitale e kanë prekur përpara nesh”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “do të kemi takime edhe me kryetarin e bashkisë, Yuriko Koike, një mikeshë e Shqipërisë, bashkë me një grup deputetësh, të cilët drejtojnë skuadrën e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez”.

Veliaj tha se ka planifikuar edhe një takim me komunitetin “modest, por shumë simpatik”, të familjeve shqiptare-japoneze në Tokio.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”