Koçiu: Së shpejti rihapim aplikimet për kredi të lehtësuara për mjekët e infermierët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në ambientet e MSHMS-së me mjekë specializantë të cilët kanë ofruar shërbime shëndetësore në spitalet rajonale.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në ambientet e MSHMS-së me mjekë specializantë të cilët kanë ofruar shërbime shëndetësore në spitalet rajonale.

“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim me Almën, Lorenën, Glenin, Aidën, Faridën dhe të tjerë mjekë specializantë, të cilët i falënderova për punën dhe shërbimin në specialitete të ndryshme të ofruara për qytetarët përgjatë këtyre tre viteve, pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake në të gjithë vendin, duke përmbushur me sukses kështu edhe detyrimin kontraktual me MSHMS”, shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë këtij takimi, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se shumë shpejt do të rihapen aplikimet për kredi për shtëpi me zero interes për mjekët dhe infermierët.

“Bashkë me këta mjekë të rinj ndava lajmin e mirë se MSHMS do të rihapë shumë shpejt aplikimet për kredi të lehtësuara për mjekë dhe infermierë, pas 85 përfituesve në muajin dhjetor të vitit të kaluar”, deklaroi Koçiu.

“Ministria e Shëndetësisë me politikat e saj ka në fokus mbështetjen e të rinjve, të cilët vazhdojnë të japin kontributin e tyre për vendin dhe në sistemin shëndetësor publik i cili është bërë konkurrues me atë jo publik, në sajë të investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të realizuara vitet e fundit”, ka theksuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. (ATSH)

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…