AMF takim me ekspertë të BB, në fokus aksesi te financat e gjelbra dhe inovative

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi zhvilloi një takim me ekspertë të nivelit të lartë të sektorit financiar të Bankës Botërore.


Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi zhvilloi një takim me ekspertë të nivelit të lartë të sektorit financiar të Bankës Botërore.

Takimi u mbajt në kuadër të projektit të asistencës teknike mbi qëndrueshmërinë financiare, zhvillimin dhe aksesin në financa të gjelbra dhe inovative, përmes të cilit Banka Botërore mbështet institucionet kombëtare, përfshirë AMF-në.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimin e sigurimit në bujqësi, financat e gjelbra dhe format inovative të financimit, bazuar në teknologjinë e informacionit.

Ekspertët e Bankës Botërore vlerësuan potencialin e sigurimit të bujqësisë në vend, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e sigurimeve në këtë sektor.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes dhe roli i AMF-së, për të kontribuar me ekspertizë teknike në këtë projekt. Një temë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe rritja e aksesit për të mbështetur me financim start-up-et dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes crowdfunding.

Në përfundim të takimit, Kaçi shprehu gatishmërinë e AMF-së për të kontribuar në avancimin e projekteve të asistencës teknike. Gjithashtu u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Bankës Botërore dhe bashkëpunimi i deritanishëm në drejtim të zhvillimit të tregjeve financiare jobankare dhe forcimit të mbikëqyrjes së tyre.

(ATSH_

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.