Eksportet e mallrave rritje me 1.8 % në prill

Eksportet e mallrave në muajin prill arritën 35 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 1.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 3.9 %, në krahasim me marsin 2024.


Eksportet e mallrave në muajin prill arritën 35 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 1.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 3.9 %, në krahasim me marsin 2024.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme publikuar nga INSTAT, edhe importet e mallrave shënuan rritje përgjatë muajit prill.

Importet, thotë INSTAT, arritën vlerën 75 miliardë lekë, duke u rritur me 0.6 %, në krahasim me një vit më parë dhe po aq, në krahasim me marsin 2024.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 41 miliardë lekë, duke u ulur me 0.3 %, krahasuar me prillin e 2023-shit dhe me 2 %, në krahasim me marsin 2024.

Gjatë muajit prill, në rritjen e eksporteve prej 1.8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.6 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me 1.3 pikë përqindje dhe “produkte kimike dhe plastike” me 0.5 pikë përqindje.

Negativisht kanë ndikuar grupet “tekstile dhe këpucë” me 3.1 pikë përqindje, dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 0.6 pikë përqindje.

Lexo më shumë nga

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.