Koçiu: Teknologji digjitale për shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim në ambientet e Klinikës Stomatologjike Universitare në Tiranë, me mjekë dhe profesorë stomatologë


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim në ambientet e Klinikës Stomatologjike Universitare në Tiranë, me mjekë dhe profesorë stomatologë, ku u njoh me instalimin e një teknologjie të avancuar digjitale që përmirëson shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë.

“Në Klinikën Stomatologjike Universitare, kemi mundësuar instalimin e një teknologjie të avancuar digjitale, Skaner 3D extraoral, motora kirurgjikal dhe unit piezokirurgjie duke përmirësuar shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë, fëmijë të komunitetit rom, të institucioneve të përkujdesit social, të moshuarit si dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike”, tha Koçiu.

Ministrja vuri në dukje se, Klinika Stomatologjike Universitare, funksionon në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Dentare për kryerjen e procedurave të praktikave klinike me pacientët për studentët e FMD.

Kjo klinikë ofron shërbime: të Filtrit; Ortodoncisë; Ortopedisë; Kirurgji Maksilofaciale; Terapi.

Koçiu u shpreh besimplotë që kjo klinikë tashmë nën lidershipin e ri do të vijojë të çojë në një tjetër nivel impaktin e të gjitha investimeve që janë ndërmarrë.

“Qëllimi ynë primar është shërbimi ndaj qytetarëve dhe rritja e cilësisë së shërbimit, e cila është e mundur vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, ngritjes së kapaciteteve dhe formimit të brezave të rinj”, u shpreh Koçiu.

(Marrë nga ATSH)

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…