U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën


Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në malet veriperëndimore të vendit gjatë motit të keq, njoftuan sot mediat shtetërore.

“Kabineti iranian thirri një mbledhje të dytë urgjente në më pak se 24 orë pas konfirmimit të vdekjeve”, raportuan gjithashtu mediat iraniane.

Zëvendëspresidenti Mohammad Mokhber kishte kryesuar tashmë një takim dje në mbrëmje pasi helikopteri u zhduk mbi provincën e Azerbajxhanit Lindor. Të nëntë personat në bord vdiqën.

Sipas protokollit, me vdekjen e Raisit, Mokhber duhet të bëhet president i përkohshëm, në pritje të miratimit nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei. Zgjedhjet e reja më pas do të duhet të zhvillohen brenda 50 ditëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA publikoi sot imazhe të marra nga një dron që tregon mbeturinat nga një avion i djegur në një shpat të pjerrët në mes të pyllit.

Raisi dhe Amirabdollahian po ktheheshin nga një takim me presidentin e Azerbajxhanit fqinj, Ilham Aliyev, kur helikopteri i tyre u zhduk nga radarët në mjegull të dendur dje pasdite. Iranianët ndihmuan në inaugurimin e një dige në Azerbajxhan që u ndërtua bashkërisht nga palët.

“AGONIA” – Roman tronditës postmodern

Romani i Odise Kotes, “Agonia”, si roman postmodern nxit tek lexuesi reflektimin kompleks

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“AGONIA” – Roman tronditës postmodern

Romani i Odise Kotes, “Agonia”, si roman postmodern nxit tek lexuesi reflektimin kompleks