Cameron bisedë telefonike me Begajn: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe sekretari britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtë Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron, zhvilluan një bisedë telefonike këtë të mërkurë.


Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe sekretari britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtë Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron, zhvilluan një bisedë telefonike këtë të mërkurë.

Presidenti Begaj ka dhënë detaje nga bashkëbisedimi me sekretarin e Jashtëm britanik.

“Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, bën të ditur Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Begaj gjatë bisedës telefonike ka shprehur vlerësimet e tij për rritjen e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.

Edhe Zyra për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Britanisë së Madhe ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga bisedimi i sekretarit David Cameron me Presidentin Begaj.

“Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në postim.

Sekretari i Jashtëm britanik ishte sot në Tiranë, ku takua dhe pati një konferencë për mediet me Kryeministrin Edi Rama. Në axhendë ishte dhe takimi me Presidentin Bajram Begaj, por për shkak të zhvillimeve në qeverinë britanike, Cameron e ndërpreu më herët vizitën në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…