Gjirokastër, dëgjesë publike për planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi sot në Gjirokastër takimin e konsultimit publik mbi prezantimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” me të gjithë institucionet dhe aktorët faktorë të qarkut.


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilloi sot në Gjirokastër takimin e konsultimit publik mbi prezantimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” me të gjithë institucionet dhe aktorët faktorë të qarkut.

Nën drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme të AKZM-së, Daniel Pirushi, në takim ishin të pranishëm prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote, përfaqësues të bashkive të qarkut Gjirokastër, si dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe organizatat mjedisore.

Drejtoresha e AKZM-së Pirushi prezantoi rëndësinë e këtij kapitulli, i cili konsiston në miratimin përfundimtar të dokumentit të “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” i përbërë nga 6 kapituj kryesorë: plani i menaxhimit, zonimi i zonës së mbrojtur, studimi ekologjik, analiza socio-ekonomike, plani financiar si dhe masterplani i turizmit.

Pirushi prezantoi edhe pasaportën e re të Lumit Vjosa tanimë në kategorinë Rezervë Biosferë, pjesë e programit “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.

Përmes qasjes së forcimit të ndërveprimit të qëndrueshëm midis komuniteteve dhe mjedisit, procesi synon t’i japë një orientim zhvillimit të Luginës së Vjosës.

Pjesë e rëndësishme e takimit ishin konsultimet publike me pjesëmarrësit ku pati zhvillime për sa i përket problematikave që lidhen me shfrytëzimin e burimeve ujore të Vjosës nga komuniteti, problematika lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane apo trajtimin e ujërave të zeza nga bashkitë e qarkut si dhe qasja e bizneseve private kundrejt kërkesave dhe kufizimeve të parashikuara në dokumentet e menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”