Komisioneri për të Drejtën e Informimit, pjesë e nismës së KiE për mbrojtjen e të drejtës së shprehjes

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës (KiE), Alina Tatarenko, shef i Divizionit për Bashkëpunim për Lirinë e Shprehjes, Paul Meyer, menaxher projekti dhe Erkanda Bujari, nga Zyra e KiE në Shqipëri.


Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave është pjesë e iniciativës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtës së shprehjes dhe medias.

Në njoftim për mediet, bëhet me dije se në kuadër të këtij projekti, në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës (KiE), Alina Tatarenko, shef i Divizionit për Bashkëpunim për Lirinë e Shprehjes, Paul Meyer, menaxher projekti dhe Erkanda Bujari, nga Zyra e KiE në Shqipëri.

Palët diskutuan për bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të projektit rajonal “Mbrojtja e të drejtës së shprehjes dhe të medias në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo iniciativë e KiE u prezantua gjatë këtij takimi dhe ka në fokus lirinë e shprehjes, aksesin në informacionin publik, mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen e gazetarëve, si dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe ndërveprimin me organizata të shoqërisë civile. Përfaqësuesit e KiE vlerësuan përfshirjen e Zyrës së Komisionerit në këtë projekt për ndarjen e eksperiencës dhe praktikave të mira në lidhje me legjislacionin për të drejtën e informimit, si dhe për njohjen e Konventës së modernizuar të KiE “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale” (Konventa 108+) dhe asaj “Për aksesin në dokumentet zyrtare” (Konventa e Tromsos).

Zyra e Komisionerit theksoi si të rëndësishme për këtë projekt organizimin e aktiviteteve/fushatave ndërgjegjësuese, rritjen e kapaciteteve të stafit të saj, të institucioneve të administratës publike, por edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, mbi promovimin e transparencën dhe për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”