
Presidentja sllovene pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

Presidenti Bajram Begaj priti sot me ceremoni zyrtare homologen sllovene, Nataša Pirc Musar.
Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të Begajt.
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.