Dita Evropiane e Parqeve, Kumbaro: Mbi 21 % e territorit, zona të mbrojtura

24 maji është Dita Evropiane e Parqeve. Kjo është një ditë qe kremton Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën, që u lançua në vitin 1999 nga Federata Europarc


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në Ditën Evropiane të Parqeve, ndau me ndjekësit e rrjeteve sociale një video mbresëlënëse të zonave të mbrojtura që përbëjnë mbi 21% të territorit të Shqipërisë.

24 maji është Dita Evropiane e Parqeve. Kjo është një ditë qe kremton Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën, që u lançua në vitin 1999 nga Federata Europarc për të vënë theksin tek Zonat e Mbrojtura Evropiane.

Dita Evropiane e Parqeve i ka fillesat e saj nga krijimin e parqeve të para kombëtare në Evropë, që fillimisht ishin nëntë të tillë, të krijuar në Suedi në 1909.

Zonat e mbrojtura në vendin tonë datojnë në vitin 1940 me shpalljen dhe krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit në Berat.

Krijimi i një parku kombëtar është një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë tonë të përbashkët natyrore dhe kulturore.

Disa nga parqet kombëtare të Shqipërisë janë: Parku Kombëtar i Dajtit: Parku Natyror i Dajtit, Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, Parku Kombëtar “Thethi”, Parku Kombëtar i Lurës, Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Parku Kombëtar “Llogora”. (ATSH)

Dita Evropiane e Parqeve

Mirëmëngjes ☀️ në Ditën Evropiane të Parqeve, me pak prej mrekullive të zonave të mbrojtura 💎 që përbëjnë mbi 21% të territorit të Shqipërisë 🦩⛰️🕊️

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Thursday, May 23, 2024

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.