Festa e kulturës dhe arsimit bullgar, Sako: Minoritetet, të integruara plotësisht në jetën e Durrësit

Në aktivitet mori pjesë edhe ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov dhe kryetari i shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”, Ahmet Bala.


Festa e kulturës dhe arsimit bullgar, mblodhi bashkë në një aktivitet të veçantë në Durrës, përfaqësues të institucioneve, mësues, prindër e nxënës, dhe pjesëtarë të pakicës bullgare në Durrës.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako së bashku me ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov dhe kryetarin e shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”, Ahmet Bala.

Sako ndau në rrjete sociale momente nga ky takim, teksa njoftoi se, “Shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” me mbështetjen e Ambasadës bullgare në Tiranë, organizon kurse të gjuhës bullgare në disa qytete të Shqipërisë”.

“Tashmë ky kurs do të zhvillohet edhe për pjesëtarët e pakicës bullgare në qytetin tonë, në ambientet e “Shkollës së Re” në zonën e Durrësit të Ri”, tha ajo.

Sako u shpreh në mbështetje të plotë për pakicën bullgare, ashtu si dhe për pakicat e tjera.

“Ne japim mbështetjen tonë të plotë për pakicën bullgare, ashtu si dhe për pakicat e tjera. Të gjitha minoritetet në Durrës janë të integruara plotësisht në jetën e qytetit dhe gëzojnë të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë”, deklaroi Sako.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…