“Parada e Krenarisë”, komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë

Të pranishëm në këtë marshim ishin edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai BE, Silvio Gonzato.


Komuniteti LGBTIQ+ organizoi pasditen e kësaj të shtune një paradë sensibilizuese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për herë të 12-të, në vendin tonë u organizua parada e komunitetit LGBTIQ+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve ku pjesëtarë të këtij komuniteti kërkojnë të drejta të barabarta, të mos diskriminohen dhe të mos bullizohen.

Me parullën “Çdo ngjyrë një familje” dhe thirrjet ‘Rruga është e jona!’, aktivistë të LGBTIQ+ marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’”.

Aktivistja Xheni Karaj, gjatë fjalës së saj tha se komuniteti LGBT+ nuk është një kërcënim për familjen, siç është përshkruar ditët e fundit nga disa përfaqësues të feve, por anëtarët e këtij komuniteti janë pjesë e familjeve shqiptare dhe kërkojnë të drejta të barabarta.

“Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt. Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes.

Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre, të cilët nuk e dinë, duke protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri tjetrin”, tha Karaj.

Të pranishëm në këtë marshim ishin edhe dy ambasadorë, ai britanik Alastair King-Smith si dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

Parada nisi tek instalacioni “Reja”, për të vazhduar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri të Presidenca dhe më pas u rikthyen sërish tek “Reja”.

🇦🇱 I Mesazhi i Ambasadorit britanik, Alastair King-Smith për të shënuar Marshimin e Krenarisë #TiranaPride2024, sot.

#LoveIsDiverse
#ÇdoNgjyreNjeFamilje
#NoOneLeftBehind

🇬🇧 l The British Ambassador's Alastair King-Smith message to mark #TiranaPride2024 today.

#LoveIsDiverse
#ÇdoNgjyreNjeFamilje
#NoOneLeftBehind

Posted by British Embassy Tirana on Saturday, May 25, 2024

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…