Policia e Shtetit iu vjen në ndihmë turistëve nga Turqia

Një grup turistësh humbën telefonin në mjetin me të cilin udhëtonin, në ndihmë u erdhi një punonjës policie


Një grup turistësh humbën telefonin në mjetin me të cilin udhëtonin, në ndihmë u erdhi një punonjës policie, i cili i shoqëroi dhe ua gjeti celularin.

Turistët nga Turqia tregojnë se ishin duke udhëtuar me autobus nga Mali i zi drejt Rinasit. Por në zbritje konstatuan se njëri prej tyre nuk e kishte telefonin me vete pasi e kishte harruar në autobus.

“Kërkuam ndihmë nga punonjësi i Policisë, i cili na morri menjëherë në makinë dhe me shpejtësi sikur shkonim në ndonjë operacion, u nisëm për të arritur autobusin. Edhe pse rruga kishte shumë trafik, punonjësi i Policisë duke përdorur sirenat dhe shmangur mjetet në trafik na çoi në një vend, që besoj ishte stacion autobusash. Aty filloi të kërkonte e pyeste për autobusin dhe shoferin. Në fillim gjetëm autobusin, por shoferi nuk ishte. Ai u interesua dhe mesa duket dikush e njoftoi shoferin, i cili erdhi dhe ne morëm telefonin. E falenderojmë shumë punonjësin e Policisë”, u shpreh njëra prej turisteve, duke vlerësuar ndihmën që morën nga efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!