Gonxhja në Budapest: Mirëpresim sipërmarrësit hungarezë të investojnë në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest, me një agjendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të institucioneve shtetërore hungareze.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest, me një agjendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të institucioneve shtetërore hungareze.

Gonxhja tha se, në takimet intensive me tre Sekretarë Shteti të Ministrisë për Ekonominë Kombëtare, u fokusuan tek politikat, reformat dhe strukturat hungareze, projektet dhe programet kryesore sektoriale.

“Dëgjuam e u njohëm gjerësisht me eksperiencat dhe praktikat më të mira të një shteti mik me rezultate konkrete pozitive në investime e ekonomi, teknologji e inovacion, rritje pagash e ulje papunësie, kapital njerëzor e arsim profesional, mirëqenie dhe strehim, treg konkurrues e nxitje prodhimi, si dhe në ndihmën për sipërmarrjen”, tha Gonxhja, teksa i shprehu falënderime Sekretarit të Shtetit për Strategjinë Ekonomike, Burimet Financiare dhe Makroanalizën Ekonomike, Máté Lóga, Sekretarit të Shtetit për Industrinë dhe Teknologjinë, Gergely Fábián, si dhe Sekretarit të Shtetit për Marrëdhëniet me Punën, Sándor Czomba.

“Shqipëria mbetet e hapur për të mirëpritur sipërmarrësit hungarezë të cilët janë të gatshëm për të shtrirë aktivitetin e tyre edhe në vendin tonë. Sektorët janë të shumtë, dhe Qeveria Shqiptare ka krijuar e po krijon lehtësi të mëdha për tërheqjen dhe mbështetjen e investitorëve të huaj”, deklaroi ministri.

Gonxhja u shpreh se, ekspertiza hungareze është një ndihmë e madhe dhe e mirëpritur në kohët që jetojmë, sikurse, theksoi ai, “shprehëm nevojën për bashkëpunim energjik dhe të gjithanshëm, politik e teknik, në vazhdën e marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri – Hungari”.

“Në prag të marrjes së Presidencës së Këshillit të BE nga Hungaria nga 1 korriku i këtij viti, për zgjerimin e perspektivave tona zhvillimore e evropiane si edhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në rajon e krah për krah me partnerët tanë potencial”, tha Gonxhja.

🇭🇺🤝🇦🇱 Në Budapest, për vizitë zyrtare, që nisi me takimet intensive me tre Sekretarë Shteti të Ministrisë për Ekonominë…

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, May 27, 2024

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…