Pr/rezoluta antikorrupsion, Dhuka: Përmbushim kriteret për anëtarësim në BE brenda 2030-ës

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka nënvizoi sot rëndësinë e miratimit të projektrezolutës antikorrupsion,


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka nënvizoi sot rëndësinë e miratimit të projektrezolutës antikorrupsion, ndërsa theksoi se “punojmë me destinacion të qartë, anëtarësimin e përshpejtuar në BE dhe përmbushjen e kritereve brenda vitit 2030”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Dhuka u shpreh se “Shqipëria është në miljet e fundit të rrugës drejt anëtarësimit në BE dhe po punojmë që të përmbushim të gjitha kriteret e anëtarësimit në vitin 2030”.

Dhuka theksoi se “BE i çeli negociatat me Shqipërinë në korrik 2022 si rezultat i progresit të qëndrueshëm me reformat transformuese, veçanërisht me Reformën në Drejtësi”.

“Menjëherë më pas, nga shtatori 2022 Shqipëria nisi dhe zhvilloi me profesionalizëm të vlerësuar nga KE dhe vendet anëtare procesin bazë të përgatitjes së negociatave me BE-në, përkundrejt kritereve dhe standardeve në 36 fusha të qeverisjes publike, ekonomike dhe shoqërisë, një proces i njohur si screening”, tha ajo.

Duke cituar raportin e BE-së për vitin 2023, Dhuka nënvizoi se Shqipëria ka bërë progres në 32 nga 33 kapituj dhe në 7 prej tyre brenda 1 viti është ngritur në shkallën e përmbushjes së kritereve për të qenë vend anëtar.

“Qeverisja e integrimit europian të Shqipërisë është e qëndrueshme dhe progresi i vendosur deri në vitin 2030 është i dukshëm. Ky objektiv është mbajtur i tillë edhe gjatë periudhave të sfidave sociale dhe ekonomike si tërmeti dhe pandemia, sipas vlerësimit të BE-së në raportin e progresit”, shtoi ajo.

Por sipas kryenegociatores, “puna që kemi ende përpara për të përmbushur kriteret për anëtarësim është voluminoze, komplekse dhe gjithëpërfshirëse me të tre pushtetet, ekzekutivin, legjislativin dhe drejtësinë”.

“Vetëm nëse rrisim shpejtësinë dhe cilësinë përmes modernizimit me destinacion anëtarësimin në BE mund të arrihet plotësimi i kritereve në vitin 2030. Puna për plotësimin e kritereve është gjithëpërfshirëse, përfshin institucione në tre pushtetet, tregjet dhe shoqërinë shqiptare. 157 institucione publike dhe rreth 1800 zyrtarë publikë janë të përfshirë drejtpërdrejt. Ndër këto 157 institucione 32 janë institucione të pavarura të cilat janë të përfshira në screeeing me KE-në. Nevoja për të bashkëvepruar së bashku është e madhe”, tha Dhuka.

Kryenegociatorja vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Kuvendit për të udhëhequr integrimin europian dhe për të siguruar këtë dialog kombëtar.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…