Gonxhja vizitë në EXIM Hungary, agjencinë zyrtare të kreditimit të eksportit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vizitoi edhe GFÜ – Agjencinë Hungareze për Zhvillimin Ekonomik.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë vizitës në Hungari vizitoi EXIM Hungary, agjencinë zyrtare të kreditimit të eksportit.

Kjo agjenci është e specializuar në tregtinë ndërkombëtare, zgjerimin e tregut të huaj dhe mbështetjen e investimeve të huaja, me kapital shtetëror (e përbërë nga EXIM Bank (Financuese shtetërore projektesh) dhe MEHIB (Kompania shtetërore e Sigurimit të Kredive për Eksportin).

Në një postim në rrjetet sociale ministri Gonxhja tha se “në këtë institucion, me një përvojë të pasur prej më shumë se 30 vitesh, zbuluam një qëndrim të përkushtuar ndaj mbështetjes së bizneseve hungareze dhe të përkushtimit ndaj inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Me shërbime të specializuara në financim dhe sigurim të kredisë, si dhe fonde të investimeve, EXIM Hungary ka shërbyer si një motor financiar për suksesin e eksportuesve hungarezë”, tha Gonxhja.
Gonxhja u shpreh se “takimi i shërben mbledhjes së njohurive për aplikimin e praktikave të tilla në Shqipëri, si dhe afron institucionet tona drejt sinergjive të fuqishme në ndihmë të rritjes së investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve”.

Gonxhja zhvilloi edhe vizitë në GFÜ – Agjencinë Hungareze për Zhvillimin Ekonomik, të cilin e cilësoi një takim me interes dypalësh për të shkëmbyer përvojë e ide mbi organizimin dhe punën për nxitjen e sipërmarrjes dhe mentorimin për përgjegjësinë sociale dhe parimet e ESG.

“Një bashkëbisedim interesant për të mësuar më shumë mbi projektet dhe iniciativat që ndihmojnë në modernizimin e teknologjisë së industrisë, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve, mbi incentivat për zhvillimin e furnizuesve, forcimin e sektorit privat dhe përmirësimin e ecurisë së sipërmarrjeve kundrejt risqeve”, u shpreh Gonxhja.

Më herët, ministri Gonxhja u takua me ministrin e Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë, Márton Nagy, si dhe me përfaqësues të Bankës Hungareze të Zhvillimit (MFB), bankë kjo me kapital shtetëror.

🇭🇺 Në EXIM Hungary, agjencia zyrtare e kreditimit të eksportit (ECA) të Hungarisë, e specializuar në tregtinë…

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, May 28, 2024

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi edhe GFÜ – Agjencinë Hungareze për Zhvillimin Ekonomik, në një takim me interes dypalësh për të shkëmbyer përvojë e ide mbi organizimin dhe punën për nxitjen e sipërmarrjes dhe mentorimin për përgjegjësinë sociale dhe parimet e ESG

Në GFÜ – Agjencinë Hungareze për Zhvillimin Ekonomik, në një takim me interes dypalësh për të shkëmbyer përvojë e ide…

Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, May 28, 2024

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…