Kryeministri i kërkon Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut të refuzojnë ndërhyrjet e jashtme

Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh të hënën se Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina duhet të refuzojnë ndërhyrjet e jashtme, të bashkëjetojnë në harmoni dhe të mbështesin njëra-tjetrën


Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh të hënën se Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina duhet të refuzojnë ndërhyrjet e jashtme, të bashkëjetojnë në harmoni dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Li Qiang i tha këto gjatë Samitit të Tetë të Biznesit Kinë-Japoni-Kore e Jugut, bashkë me presidentin koreanojugor Yoon Suk-yeol dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Kryeministri Li Qiang tha se Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë gjeografikisht vende fqinje, ndaj fqinjësia mes tyre duhet të jetë paqësore dhe miqësore.

Integrimi i thellë ekonomik i Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut përcakton që këto vende duhet të jenë një fqinjësi me zhvillim të përbashkët, partneritet të ngushtë dhe mundësi të rëndësishme në rrugën e zhvillimit. Duhet kërkuar vazhdimisht epërsia e tre ekonomive dhe pikat e rritjes së bashkëpunimit trepalësh, për të arritur në një nivel më të lartë të përfitimeve të përbashkëta, u shpreh Li Qiang.

Kryeministri Li Qiang tha se Kina është e gatshme të punojë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, për të thelluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, për të promovuar shkëmbimet njerëzore në vijimësi, duke përshpejtuar integrimin rajonal për një perspektivë të paqes, stabilitetit, dhe zhvillimit.

Li Qiang tha gjithashtu se sipërmarrësit luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit Kinë-Japoni-Kore e Jugut, në ekonomi, tregti dhe fusha të tjera. Ai shprehu bindjen se sipërmarrësit do të kapin prirjen e globalizimit ekonomik, do të thellojnë koordinimin industrial, do të përmirësojnë vazhdimisht nivelin e ndërlidhjes dhe do të përdorin sa më mirë platformën e Ekspozitës Ndërkombëtare të Zinxhirit Furnizues të Kinës, për të siguruar qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë dhe furnizuesë.

Li Qiang theksoi shpresën që sipërmarrësit ta kapin prirjen e revolucionit tekniko-shkencor global, si edhe të forcojnë zhvillimin e përbashkët, për të nxitur përparimin teknologjik dhe përmirësimin e konkurrencës industriale.

Udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë thanë se bashkëpunimi ekonomiko-tregtar mes tre vendeve ka arritur rezultate të mëdha, duke nxitur fuqishëm zhvillimin e ekonomisë globale.

Ata thanë se qeveritë dhe qarqet tregtare të tre vendeve, duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të thelluar më tej bashkëpunimin trepalësh ekonomiko-tregtar, të promovojnë shkëmbimet mes të rinjve dhe njerëzve, të forcojnë bashkëpunimin rajonal të investimeve, të zgjerojnë bashkëpunimin me vendet ne hemisferën jugore përmes mekanizmit “Kinë-Japoni-Kore e Jugut +”, dhe të përballojnë së bashku çështjet globale si ndryshimi klimatik, për të dhënë kontribut pozitiv në nxitjen e zhvillimit ekonomik të tre vendeve dhe të botës.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…