Kumbaro në Vlorë: Këtë vit presim 40% më shumë turistë se sa vitin e kaluar

Gjatë vizitës në Vlorë e shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, Kumbaro vizitoi mjediset e hotelit NOBUS


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “këtë sezon të ri turistik duhet të jemi shumë të koordinuar, pasi presim një rritje prej 40% të turistëve krahasuar me vitin e kaluar”.

Gjatë vizitës në Vlorë e shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, Kumbaro vizitoi mjediset e hotelit NOBUS që e cilësoi risi në standardet e hotelerisë në qytetin bregdetar të Vlorës.

“Standardi që keni ndërtuar është shumë i mirë, ne duam t’i promovojmë këto investime pasi të gjitha kursimet tuaja i keni hedhur në një investim të tillë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “është shtuar tregu i turizmit dhe duhet të jemi shumë të koordinuar”.

Një prej pronarëve të këtij hoteli tha se “gjatë fundjavave kemi pasur klientë nga qytete të ndryshme të vendit, por kryesisht janë turistë të huaj nga shtete si Spanja, Franca, Italia, Suedia, Norvegjia etj”.

“Aktualisht kemi 25 të punësuar, një pjesë e stafit ka ardhur nga jashtë vendit si Venezuela, Argjentina, Italia”, tha ai.

Ky hotel është ndërtuar nga dy djem të rikthyer nga emigracioni, të cilët kanë sjellë konceptin e një oazi ndërkombëtar të mikpritjes, ku turistët nga e gjithë bota të ndihen si në shtëpi.

Hotel Nobus në Vlorë

Një ndalesë te NOBUS, risi në standardet e hotelerisë 🛎️🏨 në 📍Vlorë, në shërbime, në pagat e stafit, trajnimet e kualifikimet e tij, por edhe për dimensionin estetik të reflektuar në çdo qoshe, pasion i përkthyer në vizion i dy djemve të rikthyer nga emigracioni që kanë ndërtuar konceptin e një oazi ndërkombëtar të mikpritjes 🌏🪷 ku turistët nga e gjithë bota të ndihen si në shtëpi🫶

#AlbaniaAllSenses

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Tuesday, May 28, 2024

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!