Kina publikon “Raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ShBA-ja” për vitin 2023

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të mërkurën “Raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ShBA-ja” për vitin 2023.


Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të mërkurën “Raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ShBA-ja” për vitin 2023.

Ky raport është i ndarë në shtatë pjesë: një parathënie dhe gjashtë krerë, që janë përkatësisht “Fjalët boshe mbi të drejtat civile dhe politike”, “Pasojat e dëmshme të racizmit të përhapur gjerësisht”, “Thellimi i pabarazisë ekonomike e shoqërore”, “Shkelja afatgjatë e të drejtave të grave dhe fëmijëve”, “Gjendja tragjike e emigrantëve të paligjshëm” dhe “Hegjemonizmi i ShBA-së krijon kriza humanitare”.

Sipas raportit, në vitin 2023 situata e shkeljes të të drejtave të njeriut në ShBA u përkeqësua më tej. Të drejtat e njeriut në ShBA po shkojnë në një drejtim gjithnjë e më të polarizuar. Lufta midis dy partive po acarohet vazhdimisht dhe qeveria është jofunksionale. Ndodhin shpesh ngjarje serioze të shtënash me armë, policia shpërdor dhunën gjatë zbatimit të ligjit dhe besueshmëria e qeverisë vazhdon të bjerë.

Në raport vihet në dukje që racizmi në ShBA ka rrënjë të thella. Diskriminimi racial është një dukuri serioze. Racizmi sistematik ndaj afro-amerikanëve është përhapur gjerësisht në forcat policore dhe sistemin gjyqësor. Në ShBA po thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.

Në ShBA të drejtat e grave dhe fëmijëve shkelen për një kohë të gjatë, vijohet më tej në raport. Përvit gati 54 mijë gra humbasin punën për shkak të shtatzanisë. Abuzimi me drogën po përhapet mes të rinjve. ShBA-ja është një vend emigrantësh, por megjithatë ekziston problemi serioz i përjashtimit dhe diskriminimit të emigrantëve. Ndalimi, trafikimi dhe keqtrajtimi i emigrantëve e kanë futur problemin në një cikël të pazgjidhshëm.Raporti vëren gjithashtu se ShBA-ja zbaton për një kohë të gjatë hegjemonizmin, politikën e forcës dhe sanksionet e njëanshme. Ajo furnizon me armë vendet e tjera, duke krijuar situata të ndera dhe konflikte të armatosura rajonale, duke shkaktuar viktima civile e duke sjellë kriza humanitare. ShBA-ja shkatërron qëndrueshmërinë shoqërore dhe shkel të drejtat e njeriut të vendeve të tjera.

Sipas raportit, problemet e ndryshme të të drejtave të njeriut në ShBA kanë kërcënuar dhe penguar edhe zhvillimin e shëndetshëm të çështjes botërore të të drejtave të njeriut. Populli amerikan dhe bashkësia ndërkombëtare presin zgjidhjen e problemit të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë amerikane. (Xu Guang)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…