Nismat ligjore, Klubi Parlamentar për të Rinjtë sesion diskutimi me Institutin Republikan Amerikan

Në Kuvendin e Shqipërisë sot u zhvillua një sesion diskutimesh i përbashkët mes Institutit Republikan Amerikan dhe Klubit Parlamentar për të Rinjtë në Kuvendin e Shqipërisë


Në Kuvendin e Shqipërisë sot u zhvillua një sesion diskutimesh i përbashkët mes Institutit Republikan Amerikan dhe Klubit Parlamentar për të Rinjtë në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fokus ishte nevoja për të adresuar problemet e të rinjve në vendin tonë dhe mundësinë për të ndërmarrë iniciativa ligjore të konsultuara me ta.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se gjatë sesionit morën pjesë nëntë deputetë të Kuvendit dhe të rinj të programit ALPI (Advanced Leadership in Politics Institute) në Shqipëri.

Diskutimi u përqendrua në nevojën për të adresuar problemet e të rinjve në vendin tonë dhe mundësinë për të ndërmarrë iniciativa ligjore të konsultuara me ta. Kryetarja e Klubit Parlamentar për të Rinjtë, Erisa Xhixho, përmendi punën e deritanishme të klubit dhe premtoi angazhimin maksimal për të çuar përpara disa amendamente ligjore që lidhen drejtpërdrejt me të rinjtë. Ajo gjithashtu propozoi gatishmërinë e saj për të nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) me IRI për çdo program të lidhur me të rinjtë.

Gjatë sesionit, u diskutua rëndësia e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe roli i tyre në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme. Deputetët dhe të rinjtë shprehën shqetësimet dhe idetë e tyre për përmirësimin e politikave rinore dhe krijimin e mundësive më të mira për arsimim dhe punësim.

Drejtori i IRI për Shqipërinë vlerësoi angazhimin dhe punën e deputetëve dhe garantoi mbështetjen e IRI përmes programeve të ndryshme, që lidhen kryesisht me degët e partive politike dhe fuqizimin e të rinjve në politikë. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një dialogu të hapur dhe të vazhdueshëm midis të rinjve dhe përfaqësuesve politikë.

Gjatë prezantimit të disa gjetjeve nga sondazhi i fundit i IRI në Ballkanin Perndimor, Fluharty u shpreh se qytetarët duan të dëgjojnë nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend çfarë planesh kanë partitë për punësimin dhe ekonominë në nivel kombëtar dhe lokal. Ai nënvizoi se adresimi i këtyre çështjeve është kyç për rritjen e besimit të publikut në institucionet demokratike.

Anëtarja e Klubit Parlamentar për të Rinjtë, Sorina Koti nënvizoi bashkëpunimin e hershëm me IRI dhe nevojën për të punuar më ngushtë në parlament për të zhvilluar politika që mbështesin të rinjtë. Ndërsa anëtari i klubit, Bardhyl Kollçaku, kërkoi një plan të detajuar bashkëpunimi me Institutin, duke përfshirë mundësinë për aktivitete dhe bashkëpunim në qarkun Berat ku ai është përfaqësues. Ai sugjeroi organizimin e trajnimeve dhe seminareve për të rinjtë në këtë zonë për të rritur aftësitë e tyre dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen aktive në proceset politike.

Në përfundim, menaxherja e programit të IRI, Blerta Brovina, bëri një përmbledhje të rekomandimeve që lidhen me fuqizimin e të rinjve në Shqipëri, pjesë e studimit “Rrethi vicioz i kërcënimit të demokracisë: Emigrimi i të rinjve dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Ajo theksoi se një nga rekomandimet kryesore është rritja e përfshirjes së rinisë në proceset demokratike dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Znj. Xhixho konfirmoi se klubi ka nisur punën për amendime ligjore për Ligjin për Rininë dhe konfirmoi përfshirjen e rekomandimeve të studimit të IRI në amendimet ligjore veçanërisht rekomandimit për rritjen e përfshirjes së rinisë në proceset demokratike. Ajo theksoi se kjo nismë do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për të rinjtë dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në politikë.

Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit e programit, duke njohur kontributin e tyre dhe inkurajuar vazhdimin e përfshirjes aktive në iniciativa të ngjashme në të ardhmen.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri