Tarifat ekstreme për importet kineze do të ashpërsojnë luftën tregtare dhe do të dëmtojnë të dy vendet

Vendimi i administratës Biden për të vendosur një raund të ri tarifash në importet kineze do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tendosura kino-amerikane


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Vendimi i administratës Biden për të vendosur një raund të ri tarifash në importet kineze do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tendosura kino-amerikane. Ky vendim do të prekë një sasi të konsiderueshme të importeve kineze në vlerën e 18 miliardë USD. Produktet që do të preken nga rritja e tarifave apo vendosja e tarifave të reja janë një listë thelbësore artikujsh, duke përfshirë çelikun, aluminin, gjysmëpërçuesit, makinat elektrike, bateritë e litiumit, pajisjet mbrojtëse personale, produkte të cilat të gjitha luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomitë e dy vendeve. Në fakt administrata Biden kur mori detyrën në Janar të vitit 2021 trashëgoi tarifat e vendosura gjatë luftës tregtare. Por, së fundmi Presidenti Biden njoftoi më 14 Maj 2024 se tarifat e luftës tregtare do të mbeten në fuqi. Përveç kësaj, do të rriten tarifat për produktet ekzistuese si dhe do të vendosen tarifa të reja për importet nga Kina të mineraleve kritike[1], të vinçave e anijeve bregdetare, për produktet mjekësore, për grafitët natyrorë dhe magnetet.


CFP

Pjesa më e madhe e tarifave të rritura, si dhe tarifat e reja për importet kineze do të hyjnë në fuqi më 1 Gusht të vitit 2024. Ndërsa pjesa tjetër e mbetur e tarifave të reja do të hyjnë në fuqi respektivisht në vitin 2025 dhe vitin 2026. Tabela më poshtë liston kategoritë e produkteve që do t’i nënshtrohen tarifave të rritura ose produkteve që do të vendosen tarifa për herë të parë. Tarifat për automjetet elektrike kineze do të rriten nga 25 përqind në 100 përqind, ndërsa për panelet diellore, gjysmëpërçuesit tarifat do të dyfishohen nga 25 në 50 për qind. Për të gjitha llojet e baterive të litiumit, për produktet e çelikut dhe aluminit, për maskat dhe dorezat mjekësore tarifat do të rriten nga 7.5 përqind në 25 përqind. Për produktet si vinçat e anijeve bregdetare, mineralet kritike, produktet mjekësore, grafiti natyror dhe magnetet, do të vendosen tarifa për herë të parë në nivelin 25 përqind.


Source: United States Trade Representative

Historikisht tarifat mbi importet janë vendosur në një mision të dyfishtë, e para për të rritur të ardhurat kombëtare dhe e dyta për të mbrojtur prodhimet e vendit nga konkurrenca e huaj. Që nga vendosja e tarifave deri në fund të vitit 2023 doganat dhe mbrojtja kufitare e SHBA-së ka mbledhur 215 miliardë dollarë të ardhura nga importet e produkteve të cilat janë trajtuar me tarifa të importit. Në mënyrë analitike një tarifë konsiderohet si një taksë mbi konsumin e brendshëm, pasi rrit çmimin që blerësit paguajnë brenda vendit dhe një subvencion për prodhuesit, pasi rrit çmimin me të cilin prodhuesit u shesin blerësve vendas. Vendosja e tarifave konsiderohen si një mënyrë joefikase për të rritur të ardhurat, sepse ato gjenerojnë humbje për blerësit vendas që tejkalojnë shumën e përfitimeve për prodhuesit dhe të ardhurat nga tarifat. Drejtuesi i shërbimeve kombëtare tregtare Mark Ludëig mbështetur në analizat e vitit 2023 të Komisionit Ndërkombëtar të Tregtisë së SHBA, ka përmbledhur ndikimin ekonomik të tarifave në ekonominë e SHBA. Në konkluzionin e tij nënvizohet se ulja e importeve nga Kina ka pasur pak ndikim negativ në mirëqenien ekonomike të SHBA-së, dhe se rritja e tarifave nuk ka rezultuar në çmime më të larta të konsumit në afat të shkurtër.


CFP

Përkundrazi, studjues të tjerë kanë treguar se lufta tregtare ka pasur një ndikim negativ tek konsumatorët, në vendet e punës dhe në volumin e flukseve tregtare. Clausing dhe Lovely (2024) [2] kanë treguar se lufta tregtare ka qenë e kushtueshme për konsumatorët dhe bizneset amerikane. Në teori, vendet e mëdha mund të përjetojnë disa përfitime nga rritja e tarifave. Por në praktikë, asnjë studim i raundeve të fundit të tarifave nuk ka gjetur ndonjë provë që tarifat e SHBA rezultojnë në çmime më të ulëta për importuesit amerikanë. Përkundrazi, studimet kanë treguar se kosto e tarifave të reja të vendosura nga SHBA që nga viti 2017 u ka kaluar plotësisht blerësve amerikanë. Meng, Russ dhe Singh (2023), theksojnë se tarifat janë një taksë regresive mbi konsumin[3]. Russ dhe Cox (2020 a,b) kanë demonstruar se ka pasur humbje të vendeve të punës nga tarifat për shkak të efekteve të dëmshme në çmimet e inputeve prodhuese[4].

Flaaen dhe Pierce (2024) kanë treguar se tarifat e pas vitit 2018 u shoqëruan me ulje të punësimit në prodhim pjesërisht për shkak të kompleksitetit të zinxhirëve të furnizimit, konkurrencës dhe luftës tregtare[5]. Konkurrueshmëria e eksporteve të SHBA-së është dëmtuar nga rritja e tarifave mbi inputet e ndërmjetme të cilat rrisin kostot e firmave. Handley, Kamal dhe Monarch lidhin drejtpërdrejt performancën e firmave amerikane me ekspozimin e tyre ndaj rritjes së tarifave në periudhën 2018-2019[6]. Produktet më të ekspozuara ndaj rritjes së tarifave amerikane kishin eksporte më të ulëta. Tarifat e luftës tregtare ndikuan në vëllimin e tregtisë midis SHBA-së dhe Kinës. Vlera e importeve të taksuara të SHBA ka rënë me rreth 32 përqind. Dhe se rritja e tarifave vlerësohet të ketë ulur vlerën totale të importeve nga Kina me 13 përqind. Kjo rënie është rezultat i një kombinimi të zhvendosjes së importeve drejt vendeve të tjera dhe rritjen e prodhimit vendas.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë në një luftë tregtare që nga viti 2018. Vendosja e tarifave në kohën e administratës Trump u pasua nga Kina, e cila vendosi gjithashtu tarifa, duke u fokusuar në produktet e ushqimit dhe atyre të detit. Pothuajse menjëherë mbas vendimit të muajit maj të administratës së SHBA për rritjen dhe vendosjen e tarifave të reja, Kina sinjalizoi se do t’i kundërvihet barrierave të reja tregtare. Në studimin e Bankës Qendrore Europiane rezultatet tregojnë se një luftë tregtare dypalëshe vështirë se shikon ndonjë fitues, veçanërisht, në afat të shkurtër[7]

[1] Minerale të cilat janë esenciale për ekonominë ose sigurinë kombëtare të një vendi

[2] Kimberly A. Clausing and Mary E. Lovely, : “24-1 Why Trump’s Tariff Proposals Would Harm Working Americans’’, May 2024, Peterson Institute for International Economics

[3] Meng, Xiangtao, Katheryn N. Russ, and Sanjay R. Singh. 2023. Tariffs and the Macroeconomy. Oxford Research Encyclopedia of Economics and Finance. https:// oxfordre.com/economics/display/10.1093/acrefore/9780190625979.001.0001/acrefore- 9780190625979-e-623.

[4] Russ, Katheryn N., and Lydia Cox. 2020a. The Trade War Has Cost 175,000 Manufacturing Jobs and Counting. Econbrowser, September 19. https://econbroëser.com/ archives/2020/09/guest-contribution-the-trade-ëar-has-cost-175000-manufacturing-jobs-and-counting.

[5] Flaaen, Aaron, and Justin Pierce. 2024. Disentangling the Effects of the 2018-2019 Tariffs on a Globally Connected US Manufacturing Sector. Finance and Economics Discussion Series 2019-086. Washington: Board of Governors of the Federal Reserve System. http://www.justinrpierce.com/index_files/flaaen_pierce_tariffs_manufacturing.pdf.

[6] Handley, Kyle, Fariha Kamal, and Ryan Monarch. Forthcoming. Rising Import Tariffs, Falling Exports: When Modern Supply Chains Meet Old-Style Protectionism. American Economic Journal: Applied Economics

[7] Simone Cigna, Philipp Meinen, Patrick Schulte, Nils Steinhoff, Ëorking Paper Series : “The impact of US tariffs against China on US imports: evidence for trade diversion? European Central Bank

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.

Global 360

Franca në zgjedhje historike parlamentare

Votuesit shkojnë sot në kutitë e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative shumë të vështira, të cilat mund…

Diplovista

Bregu: Zero roaming me BE-në deri më 2027

Perspektiva e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nuk është më një proces datash, BE-ja po ndryshon, ndoshta duhet të ndryshohet…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Faleminderit Mjeshtër i Madh, pusho në paqe!

Trashëgimia e Ismail Kadare do të mbetet ngaherë në kujtesën dhe zemrën tonë në çdo rresht e varg të tij.