Zonja e Parë Armanda Begaj dhuron libra për tri shkolla në Tiranë

Zonja e Parë, Armanda Begaj ishte pjesë e festës tradicionale të Abetares në shkollat “Qemal Cena”, “Bashkim Berisha” dhe “Lasgush Poradeci” në Tiranë.


Zonja e Parë, Armanda Begaj ishte pjesë e festës tradicionale të Abetares në shkollat “Qemal Cena”, “Bashkim Berisha” dhe “Lasgush Poradeci” në Tiranë.

Ndërsa kremtoi këtë ditë të shënuar me të vegjlit, mësuesit dhe prindërit e tyre, Begaj i falënderoi nxënësit për gëzimin që sollën me programet e tyre festive tradicionale të përfundimit të Abetares.

Ajo i përgëzoi nxënësit e klasave të para për mbylljen e një etape të rëndësishme për shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe.

Bashkë me urimet për përfundimin e librit të parë shkollor dhe dhënien e certifikatave të Abetares, Begaj dhuroi libra edukativë dhe argëtues për të vegjlit në vijim të nismës për nxitjen e leximit shqip.

Gjithashtu, ajo shprehu falënderime ndaj prindërve për përkushtimin dhe ndaj mësuesve për pasionin në ushtrimin e detyrës, duke inkurajuar vijimin e kësaj fryme edukimi dhe mësimi edhe në të ardhmen.

Vizita në shkollën “Bashkim Berisha” në Ndroq ishte një premtim i mbajtur për Begajn. Ajo u takua herën e parë me këta fëmijë në nisje të vitit të ri shkollor dhe, sikurse u kishte premtuar më 11 shtator 2023, shkoi sërish për të ndarë me ta gëzimin e festës së Abetares. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…