Balluku: Përshtatje e ligjeve me standardet evropiane për komunikimet elektronike

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se hartimi i një projektligji të ri “Për komunikimet elektronik” del si nevojë e adresimit më mirë të problematikave të tregut dhe përmbushjes së objektivave strategjikë për një shoqëri gigabit, duke marrë në konsideratë ndryshimet e vazhdueshme të teknologjive.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se hartimi i një projektligji të ri “Për komunikimet elektronik” del si nevojë e adresimit më mirë të problematikave të tregut dhe përmbushjes së objektivave strategjikë për një shoqëri gigabit, duke marrë në konsideratë ndryshimet e vazhdueshme të teknologjive.

Gjatë diskutimit në seancën plenare të Kuvendit, Balluku u shpreh se e vetmja mundësi për të ecur përpara në këtë kohë është përshtatja e kuadrit legjislativ kombëtar me direktivat dhe standardet europiane.

“Projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” vjen pikërisht si një domosdoshmëri për të reflektuar këto zhvillime të vrullshme teknologjike dhe për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të kohës dhe për të pasur një kuadër të fortë ligjor i cili do të ketë dhe qëndrueshmëri në kohë”, tha ajo.

Sipas Ballukut, është një projektligj që vjen sot në Kuvend përmes transpozimit të Direktivës të 2018-ës /1972 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, e njohur si Kodi Evropian i Komunikimeve Elektronike, që synon të rrisë standardet në një sektor të rëndësishëm sikurse është sektori i telekomunikacionit duke i sjellë ato më afër standardeve të Bashkimit Europian.

“Qëllimi kryesor është të rishikojmë dhe përmirësojmë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, të përcaktuar në ligjin e vitit 2008, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta, si ato me fibër optike, ashtu edhe ato wireless, rrjetet 5G”, tha Balluku.

Balluku vuri në dukje se projektligji rishikon në tërësi rregullimet në fuqi, në lidhje me spektrin e frekuencave, reagimin e shërbimeve dhe regjimin e tyre universal, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin dhe komunikimet në rastin e emergjencave, dhe sigurisht pasuron rregullat për aksesin, interkoneksionin dhe rregullimin e tregut të telekomunikacioneve në tërësi, bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.
Regjimi i autorizimit të përgjithshëm, i përcaktuar në ligjin e vitit 2008, shënonte në atë kohë një reformë të thellë dhe inovatore përsa i përkiste hapjes së tregut të komunikimeve elektronike pasi lehtësonte hyrjen në treg dhe krijonte kushtet për liberalizimin e plotë të tij. Ky regjim ruhet edhe në projektligjin e ri, për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë juridike.

Duke ruajtur vijimësinë e rregullimeve kryesore, si një garanci juridike për të gjithë ata sipërmarrës që veprojnë në treg për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, zv/kryeministrja theksoi se projektligji sjell disa risi mjaft të rëndësishme.

Së pari, tha ajo, vendos si objektiv të përgjithshëm politik ndërtimin e rrjeteve me kapacitete shumë të larta që përbën një risi në kuadrin e ri ligjor e rregullator për komunikimet elektronike.

Ajo shtoi se rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta janë një nevojë dhe domosdoshmëri për të gjitha zhvillimet e pritshme për ekonominë digjitale dhe në sektorë të rëndësishëm si transporti, energjia, zhvillimet e zgjuara/smart city, shërbimet publike, shëndetësi etj, për të na garantuar komunikime të shpejta, të sigurta, në volume të mëdha të dhënash, por sigurisht edhe në kohë reale.

Sipas saj, projektligji nënvizon zbatimin e politikave për promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit, promovimin e larmisë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave në zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike.

Gjithashtu, tha Balluku, projektligji rrit pavarësinë financiare dhe operacionale të organit rregullator AKEP, duke synuar fuqizimin e pozitave të tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimeve elektronike.

“Çka është shumë e rëndësishme dhe që duhet përmendur dhe unë dua ta theksoj është se projektligji parashikohen dispozita për forcimin e sigurisë së rrjeteve të komunikimeve elektronike në veçanti. Parashikohen disa masa për garantimin e sigurisë të ofruesve, furnizuesve të pajisjeve të rrjeteve 5G dhe rrjeteve të gjeneratës së ardhshme. Ashtu siç të gjithë e dini Shqipëria tashmë është angazhuar me Departamentin e Shtetit Amerikan për të qenë një nga tregjet me sisteme dhe padyshim me furnizues të pastër përsa i përket rrjeteve 5 G”, deklaroi Balluku.

Në lidhje me qasjen në spektrin e radio frekuencave, Balluku theksoi se parashikohet rritje e kohëzgjatjes së të drejtave të përdorimit për frekuencat që kërkojnë përdorim të harmonizuar.

Projektligji parashikon dhe rregulla për transferimin ose dhënien me qira të të drejtave individuale të përdorimit të spektrit. i, bazuar në një rregullim më simetrik.

* Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…