“Ditë, Javë dhe Festivale Filmi”, QKK: Nisin aplikimet për financimin e projekteve

Projektet e ngjarjeve që do të kremtojnë artin dhe pasionin për kinemanë botërore, evropiane dhe shqiptare, do të duhet të aplikojnë pranë QKK deri më datën 12 qershor.


Qendra Kombëtare e Kinematografisë hapi thirrjen për financimin e projekteve “Ditë, Javë dhe Festivale Filmi”.

Në njoftimin e ndarë online edhe prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, thuhet se, shtëpitë kinematografike që do të paraqesin projekte Ditësh, Javësh dhe Festivalesh filmi, duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për vitin 2024.

Projektet e ngjarjeve që do të kremtojnë artin dhe pasionin për kinemanë botërore, evropiane dhe shqiptare, do të duhet të aplikojnë pranë QKK deri më datën 12 qershor, që është edhe afati i fundit.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997 dhe është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.

QKK përkrah kineastët shqiptarë, veçanërisht për bashkëprodhime ndërkombëtare. Kjo është një strategji efikase për të siguruar distribucion dhe një audiencë më të gjerë jashtë kufijve. QKK financon filma me metrazh të shkurtër të regjisorëve të rinj, si dhe ndihmon studentët kineastë në produksionet e tyre të para kinematografike.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…