Java Kulturore Italiane, Veliaj: Mos humbisni aktivitetet fantastike

Së shpejti nis Java Kulturore Italiane. Aktivitetet e saj nisin më 2 dhe përfundojnë më 9 qershor.


Së shpejti nis Java Kulturore Italiane. Aktivitetet e saj nisin më 2 dhe përfundojnë më 9 qershor.

Organizatorët e Javëve Kulturore Ndërkombëtare përmes një postimi online shprehen se, lidhja jonë me Italinë është e shenjuar në shekuj e në breza. “Jemi frymëzuar nga kultura italiane me rrënjë të thella dhe jemi tërhequr pafund nga sharmi i saj”, shkruan JKN.

Java Kulturore Italiane konsiderohet si një moment historik pasi do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ftoi qytetarët që të mos humbasin një javë të mbushur me një seri aktivitetesh fantastike. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i fton që të ndjekin aktivitetet e shumta të organizuara, mes të cilave do të ketë koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport, konferenca e shumë të tjera.

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisën më datën 2 maj, me javën kushtuar Bashkimit Evropian, vijuan me Javën Kulturore Franceze e Javën Kulturore Greke. Ato do të mbyllen në fund të nëntorit me Javën Kulturore Kosovare, që ashtu si edhe në edicionet e tjera, përkon me javën e festës kombëtare.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…