Projekti “Bashki të forta”, Zvicra dhe Suedia grant prej 12 milionë eurosh

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë, në kuadër të projektit “Bashki të forta II”.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë, në kuadër të projektit “Bashki të forta II”.

Me nënshkrimin e marrëveshjes mundësohet që një grant prej rreth 12 milionë euro nga qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë t’i bashkohet kontributit prej rreth 2 milionë euro nga qeveria e Shqipërisë për të mbështetur reforma të mëtejshme dhe rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore.

“Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm që po kontribuon në forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Vëmendja jonë mbetet në ndihmën për bashkitë në rritjen e të ardhurave të tyre, vendimmarrjet e bazuara në të dhëna dhe aftësimin e kuadrove vendore’, tha Mazniku.

Ndërsa ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje mbështesim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Ne po kërkojmë të krijojmë një model qeverisjeje që i përgjigjet nevojave të njerëzve. Qëllimi është shërbime më efektive dhe më efikase për qytetarët dhe veprime të bashkërenduara mes administratës dhe këshillave bashkiake, tha Huber.

Ambasadori suedez, Niklas Ström vuri në dukje se Suedia ju bashkua projektit “Bashki të forta” për të mbështetur demokracinë dhe autonominë vendore, dhe hapjen dhe llogaridhënien e administratës publike.

“Ne iu bashkuam projektit sepse besojmë në qasjen e tij dhe se ai po përpiqet të adresojë nevojat reale të bashkive në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe forcimin e demokracisë vendore. Demokracia dhe autonomia vendore, dhe hapja dhe llogaridhënia e administratës publike janë vlerat që do të donim t’i shihnim të materializuara për qytetarët shqiptarë, përmes këtij projekti”, shtoi ai.

Projekti “Bashki të forta” mbështet që prej vitit 2019 strategjinë e decentralizimit dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe të këshillave bashkiake.

Në fazën e parë kontributi përfshin rritjen e transparencës së bashkive dhe këshillave bashkiakë përmes transmetimeve live të mbledhjeve të këshillave bashkiakë si dhe futjen e mekanizmave të kërkesave dhe ankesave.

Projekti ngriti për herë të parë një aleancë të grave në këshillat bashkiake, e cila tejkalon ndasitë politike dhe punon për përparimin e barazisë gjinore në qeverisjen vendore.

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Andriy Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i…