Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”

Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht.


Në një ceremoni ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe njerëz të letrave u shpallën 6 vepra fituese.

Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, u shpreh se ky fond synon promovimin e letërsisë shqipe përtej kufijve dhe se përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet.

“Më vjen mirë që ky fond, ndonëse modest është konsoliduar dhe këtë vit kemi pasur 12 aplikime, për përkthime në gjuhë të ndryshme, që nga italishtja e greqishtja, deri në rusisht. Sigurisht nuk mund të mbështeteshin të gjithë, por vetëm 6. Edhe pse kriteret e përzgjedhjes janë shumë profesionale, që i referohen cilësisë së përkthimit, më vjen mirë që mes fituesve janë breza të ndryshëm autorësh, nga ata të afirmuarit te më të rinjtë”, shprehet Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL.

Kësaj thirrjeje iu përgjigjën 12 shtëpi botuese për përkthimin e veprave të autorëve tanë përkatësisht në gjuhët (italisht, serbisht, kroatisht, greqisht, spanjisht, maqedonisht, anglisht dhe rusisht).
Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, dhe profesor Blendi Lamin vlerësoi për t’u mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit 6 autorët dhe veprat.

Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht.

Fituesit për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”:
Shtëpia Botuese / Autori / Vepra / Përkthyesi/ Gjuha e përkthyer

1. Lit Edizioni S.a.s di Pietro D’Amore, Ylljet Aliçka, “Histori njerëzish të zakonshëm”, Kriselda Rocchi, Italisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një vepër e spikatur, në të cilën tregohen me art histori nga jeta e përditshme që sjellin në vëmendje karaktere të zakonshme dhe reflektojnë realitetin shqiptar. Stili i tij karakterizohet nga ironi e thellë dhe përshkrim realist i ngjarjeve dhe personazheve”.

2. Eurasia 1618 L.P., Maklena Nika, “Nitroglicerinë”, Eleana Zhako, Greqisht.
Vepra u vlerësua me motivacionin: “Poetja Maklena Nika është një zë i veçantë në poezinë shqipe moderne. Ajo ndërthur psikologjinë, psikanalizën, fizikën, kiminë dhe erotizmin, duke na dhënë një poezi të pazakontë”.

3. Libros de las malas companias, Namik Dokle, “Vallëzim me hënën”, Maria Esperanza Roces González, Spanjisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një vepër e përkthyer mjeshtërisht duke respektuar saktësisht qasjen gjuhësore, por edhe atë socio-kulturore në përkthim. Cilësia e përkthimit, ruajtja e stilit të autorit, impakti i kësaj vepre dhe autorit për lexuesin, risitë në formën artistike si edhe pesha e botuesit për të promovuar veprën dhe e publikut të cilit i drejtohet, legjitimon plotësisht akordimin e fondit të përkthimit”.

4. Neolit, Arian Leka, “Në kërkim të këmishës së humbur”, Mendu Imeri, Kroatisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën kroate duke ruajtur sa më shumë botkuptimin origjinal dhe duke iu përshtatur gjuhës pritëse, i jep mundësinë lexuesit të kultivuar kroat që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe”.

5. PNV Publikacii Dooel Skopje, Manjola Nasi, “Një udhëtim e gjysmë”, Monika Mitreva, Maqedonisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “Një punë e spikatur e përkthyeses Monika Mitreva, e cila ka arritur ta përcjellë bukur botën poetike të poetes së mirënjohur Manjola Nasi. Edhe pse maqedonishtja është një gjuhë që ka sintaksë të ndryshme nga shqipja, është ruajtur gjuha burimore dhe përkthyesja rreket të shkojë drejt përsosmërisë, duke bërë të njohur në Maqedoninë e Veriut, një botë të pasur poetike si ajo e Manjola Nasit”.

6. Salento Books SRLS (Besa Muci), Artur Spanjolli, “Lule drite në ag”, Anna Elisabetta Baldacci, Italisht.

Vepra u vlerësua me motivacionin: “E përkthyer me mjeshtëri dhe e një niveli shumë të mirë, me fjali të kuptueshme, të rrjedhshme, të përshtatura bukur dhe saktë sipas origjinalit, vepra “Lule drite në ag”, e autorit Artur Spanjolli do të botohet në italisht nga shtëpia botuese “Salento Books SRLS”, e cila njihet tashmë për publikim dhe promovime të suksesshme. Artur Spanjolli ka arritur të ketë tashmë një zë të veçantë në botën letrare shqiptare”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…